6.2 C
Prizren
E martë, 31 Mars, 2026

Gashi: MKRS-ja do të jetë në shërbim të të rinjve

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka bërë shpërndarjen e certifikatave për të rinjtë që kanë marrë pjesë në trajnimin për ndërmarrësi dhe zhvillim të planeve të biznesit.

Me këtë rast ministri i Kulturës, Kujtim Gashi ka thënë se si ministri janë në mbështetje të rinisë.

“Përmes këtyre trajnimeve i është dhënë mundësia për t’u trajnuar të rinjve nga të gjitha komunat. Unë dhe MKRS do të jemi në shërbim të të rinjve të Kosovës, që ata të mos e shohin si zgjidhje largimin nga Kosova. Në vitin 2019 i kemi dhënë fokus të veçantë fondit rinor”, tha ai, transmeton kp.

Përfaqësuesi nga organizatat implementuese të projekteve për trajnime për ndërmarrësi për të rinj, Safet Fazliu, janë befasuar me idetë e të rinjve për zhvillimin e bizneseve.

“Ajo çka mund të them për rinin është se kemi një rini shumë energjike, dhe jemi të befasuar nga idetë e tyre për zhvillim të bizneseve. Këto ide të juaja do të mbesin të pazbatuara nëse nuk ka mbështetje nga institucionet e Kosovës”, tha ai.

Fazliu ka kërkuar nga ministri që të rris buxhetin për trajnime të tilla

Më Shumë

Sfida jetike në Superligë

Fundjava në ProCredit Superligë do të jetë shumë interesante dhe me emocione të mëdha. Kjo xhiro është përcaktuese për fatin e disa skuadra. Java e...

P.C Prizreni shpallet kampion i stinorit të rregullt me fitore bindëse

Proton Cable Prizreni ka mbyllur në mënyrë dominuese stinorin e rregullt në Ligën e Parë të meshkujve në basketboll, duke u shpallur kampion pas...

Lajmet e Fundit