8.8 C
Prizren
E mërkurë, 5 Tetor, 2022

Gashi: Prokuroria nuk ka arritur të ofrojë asnjë fakt lidhur me aktakuzën ndaj meje

Deputeti i PDK-së, Kujtim Gashi, në Interaktiv të KTV-së thotë se akuza e ngritur ndaj tij për keqpërdorim të detyrës zyrtarë gjatë kohës sa ky ishte kryesues i Asamblesë Komunale në Prizren, nuk qëndron.

Gashi shton se prokuroria nuk ka gjetur asnjë fakt për keqpërdorim nga ana e tij.

“E imja dallon nga të tjerat, sepse atje është bë një aktakuzë për një drejtor i cili ka paguar disa reklama. Kur është analizu lënda, janë gjetë disa pagesa që janë bërë nga Kuvendi i Komunës, pra jo nga Komuna por nga Kuvendi ku unë kam qenë kryesues dhe në këtë kontekst prokurori ka ngritur edhe ndaj meje aktakuzë, por është fat i mirë që gjithçka po shkon drejt fundit, pa ndonjë fakt sepse nuk ka arritë as Prokuroria të ofrojë fakte”, tha ai.

Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Prizren, dyshohet se Gashi gjatë vitit 2015 deri në tetor të vitit 2016 në Prizren, në cilësinë e kryesuesit të Asamblesë Komunale duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar I ka tejkaluar kompetencat e tij zyrtare duke e keqpërdorur pasurinë publike.

Më Shumë

Totaj uron nxënësit

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka uruar të gjithë nxënësit për fillimin e procesit mësimor. "Rrugët e Prizrenit u vërshuan sot me fëmijë të buzëqeshur,...

Malisheva e Nismës i harxhon 50 mijë euro për këshilla, thotë që ka pak punëtorë

Mbi 50 mijë euro do të shpenzojë nga buxheti i saj, komuna e Malishevës për shërbime konsulente në shtatë drejtori. Sipas komunës këto shpallje...

Lajmet e Fundit