Gashi: Prizreni duket sikur ka mbetur pa kryetar

Kujtim Gashi, deputet i Partisë Demokratike, e ka quajtur zhgënjyese situatën në Prizren dhe ka thënë se duket sikur kjo komunë ka mbetur pa kryetar.

“Kemi të bëjmë me skandale të mëdha duke përfshirë dhënien e shumë projekteve jo vetëm me njerëz të afërt me pushtetin por edhe me kryetarin e komunës”, tha ai në Interaktiv të KTV-së.

Gashi, ka thënë se ka “papërgjegjësi totale në qeverisje”.

“Sot, krijohet përshtypja se Prizreni nuk ka kryetar komune. Gjithçka është degraduar në masë të madhe. Askush nuk jep përgjegjësi për asgjë. Ka mbyllje totale. Nuk dihet as kur mbahet një mbledhje. Për 3 vjet radhazi kemi më shumë se nga 5 milionë euro që shkojnë në suficit për shkak të keqmenaxhimit. Janë 15 milionë euro që për 3 vjet i ka humbur kryetari i komunës nga taksat e qytetarëve”, tha Gashi.

Më Shumë

59 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, janë shqiptuar 866 gjoba

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Pesë nxënës nga Prizreni në finalen e Olimpiadës Mbarëkombëtare të Gjuhës Shqipe

Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka shprehur krenarinë për suksesin e nxënësve prizrenas që kanë siguruar pjesëmarrjen në fazën finale të Olimpiadës...

Lajmet e Fundit