8.8 C
Prizren
E hënë, 16 Maj, 2022

Gastronomia lejohet të punojë vetëm deri në ora 21:00

Si pasojë e rritjeve të rasteve me virusin COVID-19, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për shtrëngimin e masave anti-COVID në vend.

Ndër masat e reja të ndërmarra, është kufizimi i orarit të punës për gastronominë.

Sipas vendimit të ri të Qeverisë, gastronomia ka të drejtë të punëojë nga ora 05:00 e mëngjesit deri në ora 21:00 të mbrëmjes. Sipas vendimit, muzika duhet të ndalet në ora 20:30.

Këto janë masat e plotë në sektorin e gastronomisë:

Shërbimet e gastronomisë lejohen të zhvillojnë aktivitetin e tyre. Klientët dhe stafi i gastronomisë duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë sipas pikës 26.1 ose 26.2 në mënyrë që t’u lejohet hyrja në hapësirat e mbyllura të lokaleve, në përputhje me udhëzuesin përkatës, përveç atyre nën moshën 12 vjeçare.

Në lokalet e gastronomisë është e obliguar të caktohet një apo më shumë persona përgjegjës që do të kontrollojnë posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura në pikën 26.1 ose 26.2.

Shfrytëzimi i hapësirave të mbyllura lejohet deri në pesëdhjetë (50%) e kapacitetit të hapësirës. Në hapësirat e hapura lejohet shfrytëzimi deri në shtatëdhjetë (70%) e kapacitetit të hapësirës. Sipërfaqja llogaritet për zonën ku shërbehet ushqimi dhe pijet.

Kuptimi i shprehjes ‘hapësirë e hapur’ dhe ‘hapësirë e mbyllur’ ka të njëjtin kuptim me Ligjin Nr. 04/L-156 për Kontrollin e Duhanit. 

Klientët duhet të qëndrojnë ulur në çdo kohë në kuadër të lokaleve të shërbimeve të gastronomisë në të cilën lejohet shërbimi i ushqimit apo pijeve, përveç:

Gjatë hyrjes apo daljes nga ambienti i lokalit:

Ndërsa paguan porosinë;

Gjatë shkuarjes apo kthimit nga tualeti;

Kur është e nevojshme për qëllime të shëndetit dhe sigurisë.

Në rastet nga pika 39.1 deri 39.4 është e obliguar bartja e maskës.

Shërbimet e gastronomisë lejohet të zhvillojnë aktivitetin e tyre nga ora 05:00 deri në orën 21:00.

Muzika lejohet vetëm deri në orën 20:30.

Përgjegjësit e lokaleve duhet të sigurohen që distanca ndërmjet klientëve në tavolina të ndryshme të jetë së paku një (1) metër.

Pjesa e prapme e një karrigeje, me pjesën e prapme të karriges tjetër duhet jenë në distancë së paku një (1) metër.

Në hapësirat e mbyllura lejohen deri në 4 persona në tavolinë. Në rast se tavolinat janë më të mëdha se dy (2) metra, atëherë parakusht është kufizimi prej pesë (5) persona në 10 m2.

Në hapësirat e jashtme lejohen deri në gjashtë (6) persona në tavolinë apo banak.

Çdo tavolinë duhet të jetë e pajisur me dezinfektues që përmbajnë së paku 60% alkool.                    

Shërbimi “dërgesë me porosi” lejohet të funksionojë edhe pas orës 21:00, pas pajisjes me leje të veçantë nga sistemi EDI (ATK) dhe masa rigoroze të higjienës për veturën, porositë dhe personelin”.

Më Shumë

Murati kërkon miratimin e projektligjit që i hap rrugë rritjes së pagës minimale

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës ka kërkuar miratimin e projektligjit që i hap rrugë rritjes...

Dënohen me nga 2 mijë euro gjobë tre të akuzuarit se rrahën të dëmtuarin në Bellanicë të Malishevës

Gjykata Themelore në Gjakovë, dega në Malishevë, i ka dënuar me nga 4 muaj burgim, V.Z, M.Z, dhe F.Z, për akuzën se në dhjetor...

Juventusi gati të thej rregullin e pagave për Pogban

Paulo Pogba mund të rikthehet te Juventusi pas gjashtë viteve të kaluara në Old Traford te Manchester United. Mesfushori francez është futur në vitin e...

Rrahman Jasharaj i SBASHK-ut: E kam vërejtur edhe në autobus që qytetarët më shohin si armik

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës (SBAShK), Rrahman Jasharaj, tha se rritja e fundit e pagave është bërë...

Formacioni i Barcelonës në 2022-23: Xavi synon me Fatin ta ndërtojë ekipin

Nuk ka asnjë lëndim që mund ta ndalojë Ansu Fatin. Produkti i akademisë së Barcelonës është rikthyer sërish, pasi ai u kthye në aksion...

Kryeministri Kurti takoi komunitetin e biznesit në Iowa

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Iowa u takua me drejtorë të zhvillimit ekonomik të disa qyteteve si dhe përfaqësues...

Dështon miratimi i Projektligjit për pagën minimale

  Kuvendi i Kosovës ka dështuar të miratojë Projektligjin për pagën minimale. Arsye për këtë ka qenë mungesa e kuorumit të nevojshëm të deputetëve. Gjatë votimit...

Kush është “terminatori” nga Azovstal, një student historie që humbi një sy dhe një dorë gjatë luftimeve

Ilija Samoilenko, një oficer nga Azov, tërhoqi vëmendjen kur iu drejtua publikut më 8 maj nga uzina e rrethuar e çelikut Azovstal. Ai foli në...

Shtëpia e familjes Bardhi në Prizren po i nënshtrohet restaurimit

Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren njofton se kanë filluar punimet për restaurimin e shtëpisë së familjes Bardhi, e cila gjendet në zonën...

Putini është parë duke çaluar në “Ditën e Fitores” gjithashtu i mbuluar me një qebe derisa ishte ulur

Presidenti rus, Vladimir Putin dukej se ecte duke çaluar gjatë organizimeve për Ditën e Fitores sot në Moskë dhe gjithashtu u pa i ulur...

Katër futbollistë pritet të largohen nga Ballkani

Skuadra e Ballkanit ka arritur sukses historik duke e fituar titull e kampionit në Superligën e Kosovës. Mirëpo nga kjo skuadër në afatin kalimtar të...

Gjobiten katër investitorë të ndërtimeve të larta për mosrespektim të plotë të ligjit të ndërtimit

Gjatë inspektimit të ndërtimeve të larta në qytetin e Malishevës, inspektorati komunal, sot i ka dënuar katër investitorë të këtyre ndërtimeve, për mosrespektim të...

Fillon ndërtimi i një kilometre rrugë në fshatin Bubavec të Malishevës

Në kuadër të rregullimit të infrastrukturës rrugore në fshatrat e komunës së Malishevës, kanë filluar punimet në ndërtimin e afro një kilometri rrugë në...

Totaj flet për mësimdhënësin që akuzohet për pedofili, tregon pse u ndje “dyfish keq”

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj tha në Frontal të T7 se ndjehet dyfish më keq – për shkak të pozitës – lidhur me rastin...

Koreja e Veriut njofton vdekjen e parë nga COVID-19

Koreja e Veriut ka njoftuar vdekjen e parë nga COVID-19, një ditë pasi vendi konfirmoi rastin e parë zyrtar të coronavirusit që nga fillimi...

Kosovari bëhet hero duke shpëtuar serben që banesën ia mori zjarri

Një kosovar ka shpëtuar një grua serbe nga zjarri më 24 prill në Gjenevë të Zvicrës. Pasi banesën e serbes Ivana e mori zjarri, detyrën...

Lajmet e Fundit