24.4 C
Prizren
E hënë, 7 Korrik, 2025

Shtohen rastet me COVID në Shqipëri, 6 humbje jete në 24 orë

Fluksi me raste të shtuara në valën e radhës të pandemisë së COVID-19 vijon në Shqipëri, ku në 24 orët e fundit, gjashtë persona kanë humbur jetën dhe 2 mijë e 670 qytetarë kanë rezultuar pozitivë ndaj virusit.

Sakaq, 134 pacientë janë të shtruar në spitale, ku prej tyre 14 janë në gjendje më të rënduar.

Gjatë ditës së fundit janë kryer 9 mijë e 485 testime ditore, të shëruar, kanë qenë 2 mijë e 151.

Rastet aktive në vend janë të larta, duke shënuar 24 mijë e 105 të tilla.

Që prej fillimit të pandemisë, janë regjistruar zyrtarisht 244 mijë e 182 raste pozitive me coronavirus në Shqipëri. Prej tyre, 216 mijë e 785 janë shëruar.

Humbje jete në total kanë qenë 3 mijë e 292.

Për sa i përket qarqeve, Tirana është qarku me rastet më të shumta, ku aktive janë 11 mijë e 409. Fieri ndjek me 1 mijë e 841 raste, Elbasani me 1 mijë e 697 e më pas Durrësi, Shkodra, Vlora e Gjirokastra.

/Albanianpost.com

Më Shumë

50 vjet karrierë Menan Kiseri

Një nga grupet më të famshme të kohës së artë të rokut shqiptar, Menkis, po kremton sonte dekadën e pestë të daljes së parë...

Korrje-shirjet vazhdojnë në Komunën e Rahovecit

Në Komunën e Rahovecit po vazhdojnë me intensitet të lartë korrje-shirjet, ndërsa autoritetet komunale po ndjekin nga afër punën në terren. Kryetari i Komunës, Smajl...

Lajmet e Fundit