Gati 200 ukrainas të vrarë, mes tyre edhe fëmijë

Agjencia e lajmeve britanike, Reuters shkruan se janë vrarë 198 ukrainas, duke përfshirë tre fëmijë, si rezultat i pushtimit rus.

Ky informacion u raportua fillimisht nga Interfax, duke cituar ministrin ukrainas të shëndetësisë Viktor Lyashko.


Ai tha se 1,115 njerëz janë plagosur, duke përfshirë 33 fëmijë. Ishte e paqartë nëse i referohej vetëm viktimave civile, raporton theguardian.

Më herët, kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, tha se 35 persona, përfshirë dy fëmijë, u plagosën vetëm gjatë përleshjeve të fundit në kryeqytet.

Ai shtoi se aktualisht nuk ka prani të madhe ushtarake ruse në Kiev, por ka frikë se grupet diversante ruse janë aktive.

Më Shumë

55 vjet nga vdekja e Jim Morrison, zërit legjendar të The Doors

Sot shënohen 55 vjet nga vdekja e Jim Morrison, kantautorit, poetit dhe vokalistit legjendar të grupit rock The Doors, i cili konsiderohet një nga...

Taulant Pireci rikthehet te FC Prizreni

FC Prizreni ka zyrtarizuar rikthimin e futbollistit prizrenas Taulant Pireci, i cili sërish i bashkohet familjes bardhë e kaltër si pjesë e projektit të...

Lajmet e Fundit