15.6 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026

Gazetari i vrarë në Sllovaki po hetonte lidhjet e politikës me “Ndragheta”

Jan Kuciak, gazetari sllovake i vrarë bashkë me të dashurën e tij, kishte punuar “për më shumë se një vit” mbi aktivitetet e organizatës së famshme mafioze italiane ‘Ndrageta’ në Sllovaki dhe lidhjet e saj me politikanë të lartë në vendin e tij. Kjo u konfirmua nga Marek Vagovic, kreu i njësisë hetimore të vendit ku ka punuar Kuciack, Aktuality.sk. Tani, pas vrasjes së gazetarit, shumë nga kolegët e tij janë vënë nën mbrojtje të policisë.

Kuçak u përkushtua para së gjithash në gjetjen e skandaleve midis procedurave gjyqësore për mashtrime tatimore që përfshinin partinë në pushtet të kryeministrit Robert Fico.

Ai gjithashtu kishte marrë kërcënime nga një biznesmen i diskutueshëm, Marian Kocner, për të cilin kishte shkruar. Prej vitit të kaluar ai ishte duke u kujdesur për t’u infiltruar në mafian kalabreze, sepse kështu mund të zbulonte lidhjet e saj me politikanët më të lartë në Bratislavë, siç konfirmohet nga redaktor i tij për shtyp, Marek Vagovic, duke shtuar se Aktuality publikoi një hetim mbi përfshirjen e kompanive të menaxhuara nga mafia në tenderat publik dhe në tenderët e BE-së.

Një tjetër gazetar që punon në Sllovaki, kanadezi Tom Nicholson, tha në një intervistë për të përditshmen NVM, që Kuciak kishte folur për një hetim që ai ishte duke punuar, e që përqëndrohej tek mafia italiane dhe fondet e BE-së për bujqësinë sllovake.

Viktima kishte thënë se ishte gati të dëshmonte, por policia nuk e kishte kontaktuar atë. E njëjta gazetë e Bratislavës raportoi se dy biznesmenë italianë të lidhur me mafian do të bënin biznes me një asistent të kryeministrit Fico dhe një anëtar të partisë së tij.

Nga ana e tij, kryeministri ka mbrojtur stafin e tij dhe nxori para kamerave një milion euro para të gatshme që do të jepen si shpërblim për ata që do japin informacion për arrestimin e vrasësit.

“Ata nuk mund të lidhen me një vrasje të paramenduar të njerëzve pa paraqitur ndonjë dëshmi të rëndësishme”, tha Kryeministri.

Modalitetet e vrasjes së dyfishtë, në çdo rast, sugjerojnë punën e një profesionist i cili mund të lidhet me krimin e organizuar.

Kuçak u vra me një plumb në gjoks, ndërsa partnerja e tij u godit në kokë. Arma nuk u gjet, dhe askush nuk është arrestuar deri më tani. Sipas mediave lokale, ndër të tjera, disa fishekë janë gjetur pranë trupave të pajetë të dy të rinjve: ndoshta një paralajmërim, drejtuar gazetarëve të tjerë investigativë.

Vrasja e Kuçakut ka tronditur thellësisht Sllovakinë, sepse është e para në historinë e republikës së re evropiane. Nga Brukseli, Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker ka “dënuar këtë akt frikacak”, duke theksuar se “vrasja apo frikësimi i gazetarëve nuk kanë vend në Evropë, nuk kanë vend në çdo demokraci.”

Më Shumë

Prizreni mirëpret mijëra turistë, sivjet prioritet edhe turizmi rural

Prizreni po vazhdon të mbetet një nga destinacionet më të vizituara turistike në Kosovë, duke tërhequr mijëra vizitorë nga rajoni dhe vende të ndryshme...

Haradinaj kujton Masakrën e Bukoshit: Familje të tëra dhanë gjakun e tyre për lirinë e Kosovës

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar 3 majin e vitit 1999, kur forcat serbe ndalën kolonën e civilëve nga fshatrat Vraniq, Bukosh, Savrovë...

Lajmet e Fundit