Gerrard komenton kalimin e Shqirit tek Liverpool

Legjenda e Liverpool, Steven Gerrard ka thënë se Xherdan Shaqiri është lojtar i talentuar dhe interesant, ndërsa i ka uruar sukses në Anfield Road.

Gerrard ka folur për lojtarin e përfaqësueses zvicerane i pyetur nga gazetari Reshat Ibrahimi, pas takimit Shkupi – Glasgow Rangers që u luajtur në kryeqytetin maqedonas.

Trajneri i Glasgoë fillimisht ka thënë se nuk i takon të flasë për Shaqirin, por pastaj ka dhënë disa komente, duke e cilësuar lojtar interesant.

“Nuk mund të flas shumë për këtë pyetje, sepse këtu jemi për Glazgov Rangersin dhe për këtë ndeshje”.

“Xherdan Shaqiri është lojtar shumë i mirë, i talentuar dhe interesant. I dëshiroj shumë suksese, edhe pse ne jemi lojtar me profile të ndryshme”, deklaroi Gerrard, trajneri i Glasgow Rangers.

Kujtojmë se, ndeshja, Shkupi-Glasgow Rangers, e vlefshme për turin e parë eliminatorë në Ligën e Europa, përfundoi 0-0 në Shkup, por mysafirët kaluan tutje falë fitores 2-0 në ndeshjen e parë.

Më Shumë

Kampionati i ri nis më 15 gusht

Federata e Futbollit e Kosovës njofton se garat në Superligë dhe në Ligën e Parë për edicionin garues 2026/27 do të fillojnë më 15...

Suharekë, vazhdon shkyçja për konsumatorët me dy ose më shumë fatura të papaguara

KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A., Njësia e Suharekës, ka njoftuar se aksioni për shkyçjen nga rrjeti i ujësjellësit do të vazhdojë ndaj konsumatorëve që kanë...

Lajmet e Fundit