3.3 C
Prizren
E shtunë, 14 Mars, 2026

Giovinco rikthehet në Itali

Ish-sulmuesi i Italisë, Sebastian Giovinco, është rikthyer në Itali, i cili pritet të firmosë një kontratë me klubin e Sampdoria-s.

Giovinco është lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës me Al-Hilal në verën e kaluar, i cili tashmë është i gatshëm për t’iu rikthyer futbollit.

Mëngjesin e të martës, 35 vjeçari pritet t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore para se të nënshkruajë me Sampdoria-n.

Ai do të jetë zëvendësues i përkohshëm i Manolo Gabbiadini-t, i cili ka pësuar një lëndim të rëndë, që do ta mbajë jashtë fushave për një kohë të gjatë.

Ish-reprezentuesi italian nuk ka luajtur në Serie A që nga shkurti i vitit 2015 kur u largua nga Juventus-i drejt klubit të MLS, Toronto FC.

Givonco numëron 132 ndeshje me fanellën e Juventus-it, prej të cilave ka shënuar 20 gola.

Ai gjithashtu ka regjistruar 23 paraqitje zyrtare me kombëtaren e Italisë, ku ka shënuar një gol.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Ofrohen për shitje banesa moderne në një zonë te re dhe shumë e përshtatshme për banim, me standard të lartë ndërtimi dhe kushte shumë...

Prokuroria kërkon paraburgim për Gjestin

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka paraqitur në gjykatë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj këngëtarit Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti. Kliko linkun:https://www.facebook.com/reel/1263220935169617 Ai...

Lajmet e Fundit