10.3 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Gjenden dy mjete të dyshimta në Rahovec

mjeti i pashperthyerPolicia e Kosovës, në raportin e saj për 24 orët e fundit, ka raportuar për dy raste nga komuna e Rahovecit, të dy rastet pothuajse janë të njëjta, dy mjete të dyshimta janë gjetur, një në fshatin Vranjak dhe një në fushë Maqina në Rahovec.

Më poshtë është raporti i plotë i Policisë së Kosovës:

Fshati Vranjak Rahovec 24.11.2014-09:15. Një mashkull K/Shqiptar ka njoftuar se derisa ishte duke lëvruar arën e tij ka hasur në një mjet të dyshimtë shpërthyes. Njësia policore ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësia për deminim e FSK-së kanë asgjësuar mjetin pa incidente.

Fusha Maqina, Rahovec 24.11.2014-12:15. Një mashkull K/Shqiptar ka njoftuar se derisa ishte duke punuar në arën e tij ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes. Njësia policore ka bërë sigurimin e vend-ngjarjes derisa njësiti i FSK-së ka konstatuar se mjeti i dyshuar është predhë e aktivizuar më parë dhe kishte mbetur vetëm gëzhoja e saj.

Më Shumë

Prifti që i ra Këmbanës së Kishës për Iftar

PRIFTI QË I RA KUMBONËS SË KISHËS PËR IFTAR -U nda nga jeta Dom Kelmend Spaqi Shkruan: Prend Ndoja, Long Island NY Ka pasë shkruar një mirditor i...

Policia e kap hajnin e veturave dhe marketeve në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një të dyshuari në Prizren për së paku pesë vjedhje. Lajmin e ka bërë të ditur për...

Lajmet e Fundit