2.8 C
Prizren
E hënë, 23 Shkurt, 2026

Gjendet kutia e dytë e zezë e avionit Germanwings

9 ditë pas tragjedisë së avionit të kompanisë Germanwings me 150 persona në bord në Alpet jug-lindore franceze, është gjetur edhe kutia e dytë e zezë.

Grupi hetimor shpreson shumë që të dhënat e regjistruara në të për funksionimin e instrumentave të japin përgjigjen shteruese për shkaqet e tragjedisë.

Kutia e parë e zezë, që regjistron komunikimet audio, u gjet ditën e aksidentit, të martën e kaluar më 24 mars.

Nga deshifrimi i saj u arrit në përfundimin se piloti i dytë, Andreas Lubitz, e kishte përplasur qëllimisht avionin në shpatin e malit.

Nga hetimet e mëtejshme u zbuluan problemet e tij të rënda shëndetësore të 6-7 viteve të fundit.

Këtë të enjte, prokurorët në Dyseldorf deklaruan se nga kqyrja e njërit prej kompjuterave të sekuestruar në banesat e Lubitz, e kanë përforcuar akoma edhe më shumë këtë përfundim.

Gjatë periudhës nga 16 deri në 23 mars, 27-vjeçari kishte kërkuar në internet metoda të ndryshme vetëvrasjeje, por edhe të dhëna sigurie për derën e kabinës së pilotimit.

Prestigjozja gjermane “Bild”, duke cituar burime të besueshme pranë grupit hetimor, shkruan se Lubitz i kishte fshur mjekëve faktin që ai ende vijonte të fluturonte, në vend që të kurohej si për depresionin ashtu edhe për problemet me shikimin.

Më Shumë

21 shkurt, Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare

Sot është Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare, e shpallur si e tillë nga UNESCO (Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë),...

“100% kamatë mujore”, dosja e Prokurorisë, si funksiononte grupi i fajdeve në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren, ka kërkuar caktimin e paraburgimit ndaj dy të pandehurve, Fidan Berisha dhe Lirim Gashi, të dyshuar për veprën penale “fajdeja”...

Lajmet e Fundit