Gjenerali Wesley Clark të mërkurën viziton Kosovën

Gjenerali amerikan që udhëhoqi kampanjën e bombardimeve të NATO-s në luftën e Kosovës, Wesley Clark, do të vijë për vizitë të mërkurën.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, teksa uroi Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

”Në këtë ditë të veçantë, kur po festojmë 4 Korrikun- Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kam kënaqësinë të ju njoftoj se me ftesën time zyrtare, më datën 7 Korrik, në Ministrinë e Mbrojtjes, do të vijë në vizitë gjenerali historik amerikan, heroi ynë Wesley Clark”.

Mehaj mes tjerash bën të ditur se Clark do të pritet me nivelin më të lartë ceremonial ushtarak dhe do të takojë të gjithë liderët shtetërorë.

”Gjeneral Clark do të pritet me nivelin më të lartë ceremonial ushtarak dhe atë të protokollit shtetëror dhe do të pritet nga të gjithë liderët tanë më të lartë shtetëror”.

Ministri mes tjerash i ka uruar mirëseardhje Clark.

”Mirë se vjen në shtëpinë tuaj pranë njerëzve që të duan aq shumë, gjeneral Clark! Mirë se vjen në Kosovën dhe qytetarët e saj të bekuar me ty dhe SHBA-në! Zoti e bekoftë përjetësisht miqësinë e Kosovës me SHBA-në!”, është shprehur Mehaj.

Më Shumë

Ukshin Hoti, 27 vjet pa gjurmë – Një emër që vazhdon të mbetet simbol i rezistencës dhe misterit

Më 16 maj të vitit 1999 në rrethana ende të pandriçuara është zhdukur Ukshin Hoti. Veprimtari i mirënjohur i Lëvizjes Kombëtare, profesori Ukshin Hoti u...

Haradinaj qëndron në Lugishtë të Hasit, viziton teqen e Shejh Xhemajliut

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka qëndruar në Lugishtë të Hasit, ku ka vizituar teqen e Shejh Xhemajliut dhe është takuar me qytetarë e...

Lajmet e Fundit