Wayne Rooney: Pogba ka qenë “Lojtari i Kampionatit Euro 2020”

 

Pogba ishte një nga lojtarët më të qëndrueshëm për ekipin e Didier Deschamps pasi ata kryesuan Grupin F kundër rivalëve Portugezë dhe Gjermanë në fazat e hershme të turneut, raporton Goal, transmeton Klankosova.tv.

Por, mbajtësit e Kupës së Botës u eliminuan në 16 të fundit nga fqinjët Zvicran, për ta lënë Pogbën jashtë turneut, një largim që erdhi shumë shpejt për atë që Rooney e konsideronte pretendent për çmimin “Lojtar i turneut”.

“Si shumë njerëz, unë i imagjinoja francezët të ishin kampionë dhe si ekip ata ishin një zhgënjim masiv.

Ky ishte një turp i veçantë për Paul Pogban. Ai kishte qenë lojtari i turneut derisa ata dolën jashtë.

Kjo e ndihmoi atë që të kishte N’Golo Kanten si partnerin e tij në mesfushë, por unë mendoj se arsyeja më e madhe që performancat e Paul ishin kaq të mira ishte pozicionimi i tij.

Ai po luante më thellë sesa e shohim normalisht për Manchester United dhe kjo do të thoshte që ai ishte në gjendje të merrte topin në zonat e fushës ku kishte kohë dhe hapësirë për të zgjedhur një pasim”, shkroi ikona e United.

 

Më Shumë

Totaj me bashkëpunëtorë vizitoi fermerin Isen Islamaj

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, së bashku me zyrtarë të ekzekutivit, vizitoi sot fermerin Isen Islamaj në lagjen “Bajram Curri”. Fermeri Islamaj falë punës së...

Paradoksi i autenticitetit në epokën e konformitetit Eurovision-ist

Nga Robert Aliaj Ka diçka të çuditshme në faktin që një konkurs që shpall veten si kremtim i diversitetit kulturor, prodhon çdo vit një lloj...

Lajmet e Fundit