14.4 C
Prizren
E premte, 8 Maj, 2026

Gjenerali Xhekson tha se Marrëveshja e Kumanovës nuk është marrë me kufijt e Kosovës

Nga Jakup Krasniqi

Gjenerali Mike Xhekson, Komandanti i parë i KFOR-it, pas sa viteve erdhi në Kosovë dhe mirë bëri. U deshtë ardhja e tij që qeveritarët tanë, mos të thonë më se “Marrëveshja e Kumanovës e 10 qershorit 1999 ka përcaktuar kufijtë e Kosovës. Gjenerali Xhekson tha se çështja e kufijve nuk është trajtuar në Marrëveshjen e Kumanovës. Pra, Gjenerali i parë i KFOR-it, qeveritarëve ua hoqi nga dora një fakt, faktin se kufiri i Kosovës qenka caktuar në Kumanovë. Ai tha: “nuk ka qenë problem çështja e kufirit në Kumanovë”. Edhe për ketë Gjenerali e meriton një falënderim të sinqertë.

Qeveritarët si “fakt” të rëndësishëm veç Kumanovës e përmendin edhe Dokumentin Gjithëpërfshirës për zgjedhjen e Statusit Përfundimtar të Kosovës ose siç njihet ndryshe, Dokumenti i Presidentit Ahtisari. As kjo nuk është e vërtetë! Po a do të thotë se për t’u bindur qeveritarët tanë, se kjo është e pa qëndrueshme, duhet ta thërrasim Presidentit Ahtisari që të na tregojë se bisedimet e Vjenës nuk janë marrë me çështjen e kufijve të Kosovës. Kur flas për ketë, flas me kompetencë se kam qenë pjesë e Grupit Politik Strategjik dhe kam qenë prej më aktivëve dhe e them me përgjegjësi se në asnjë rast të vetëm nuk është folur për kufijtë e Kosovës. Pasi kufijtë e Kosovës janë vendosur shumë kohë më herët.

Përmendja edhe e disa datave të tjera, pas asaj të vitit 1974, nuk janë ndonjë “ARGUMENT”. Nisur nga këto që u thanë, ka hapësirë të bollshme për të mos e ratifikuar demarkacionit në ketë variant që e kemi. Pra demarkacioni duhet rishikuar në marrëveshje me Malin e Zi ose duhet me ia lënë ARBITRAZHIT. Por, për të ndodhë njëra nga këto që u thanë, Kuvendi duhet t’i thotë Jo, Ratifikimit të Marrëveshjes për Demarkacionin.

Kështu diçka të ngjashëm me “argumentin” e Kumanovës janë të gjitha “argumentet” e Komisionit të Thaçit e të Mustafës?!

Më Shumë

Malisheva e shokon në fund Prishtinën

Malisheva ka arkëtuar pikët e plota në udhëtim te Prishtina, sfidë që u zhvillua në Hajvali. Mysafirët arkëtuan pikët e plota me rezultat 0-1, ku...

Kurorëzohen Blero dhe Eronita, publikohen pamje nga ceremonia

Këngëtari i njohur shqiptar, Blero dhe Eronita janë kurorëzuar. Kështu kanë bërë të ditur vet ata përmes postimeve në rrjetin social, Instagram. Në pamjet e publikuara...

Lajmet e Fundit