Gjergj Dedaj e din datën e liberalizimit të vizave

GjergjDedaj-PLKKryetari i Partisë Liberale të Kosovës, Gjergj Dedaj, ka thënë se ai e din datën kur qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin lirshëm në zonën shengen.

Ai pretendon se pas vizitave qe ka pasur në Strsburg dhe takimeve në Bruksel, zyrtarët evropianë i’a kanë thanë datën kur do të ndodhë liberalizimi i vizave, por Dedaj tani për tani nuk mund ta zbuloj, transmeton Gazeta Tribuna.

“Askush nuk mund të ndale qytetarët e Kosovës, por apeloj të qytetarët e Kosovës të lëvizin me dinjitet dhe vetëm atëherë kur të liberlaiozhen vizat dhe jo maleve dhe të kërkojnë mëshire nga sërbet, sepse është një plagosje e dinjitetit të Kosovës. Ne kemi përjetuar edhe kohëra me të vështira dhe nuk jemi dorëzuar. Kjo ikje nuk na bën ndere dhe e dëmton shumë imazhin e Kosovës.”, ka thënë Dedaj, në programin e mëngjesit në RTK.Liberalizimi i vizave, sipas tij, do të ndalte emigrimin ilegal.

Më Shumë

Vërshimet në Rahovec, institucionet diskutojnë masat e reagimit

Përfaqësues të Komunës së Rahovecit morën pjesë në punëtorinë njëditore me temë “Vërshimet në Rahovec”, të organizuar nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent me mbështetjen...

Komuna e Malishevës apelon për kujdes nga zjarret gjatë sezonit veror

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Malishevës, përkatësisht Sektori për Emergjenca, ka apeluar për kujdes të shtuar nga qytetarët gjatë sezonit veror,...

Lajmet e Fundit