Vuçiq vendos për Listën Serbe

Aleksandar Vucic2Pas bojkotit dyjavor, Lista Serbe sot do të vendosë nëse do të kthehet apo jo në institucionet e Kosovës, në Kuvend dhe në Qeveri.

Burime të gazetës “Zëri” thonë se përfaqësuesit e Listës Serbe kanë trysni nga faktori ndërkombëtar që të kthehet në institucionet e Kosovës pa asnjë kusht.

Ata kanë ndërprerë bashkëpunimin me institucionet e Kosovës menjëherë pas vendimit të Isa Mustafës për shkarkimin e Aleksandër Jabllanoviqit nga posti i ministrit për Kthim e Komunitete.

Nga e ashtuquajtura Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, e udhëhequr nga Marko Gjuriq, i është thënë “Zërit” se gjatë kësaj jave do të mbahet një takim mes zyrtarëve të lartë në Beograd ku do të merret një vendim për hapat e mëtejmë për pjesëmarrjen e serbëve në Qeverinë e Kosovës.

“Këtë javë do të kemi një takim, deri atëherë nuk mund të themi asgjë”, thuhen në përgjigjen e zyrës serbe. /Zëri/

Më Shumë

GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich e vizituan qytetin e Prizrenit

Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u nisën në udhëtimin e parë ndërkombëtar studimor të...

Malisheva përforcohet me Keslin Shanin

Malisheva ka zyrtarizuar transferimin e futbollistit Keslin Shani, i cili do të jetë pjesë e skuadrës për sezonin e ri. Shani vjen te Malisheva pasi...

Lajmet e Fundit