9.8 C
Prizren
E mërkurë, 22 Mars, 2023

Gjermani: Dyshohet se e vrau turkun 31 vjeçar, arrestohet 23 vjeçari shqiptar

Një 23 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia gjermane.

Bëhet fjalë për një shqiptar me emrin Fisnik H, i cili dyshohet se para dy javësh e ka vrarë një 31 vjeçar turk.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në qytetin e Kiel-it më 28 qershor.

Me këtë datë pak para mesnatës në rrugën “Gustav-Schatz-Hof” në qytetin e Kielit, shqiptari ka qëlluar disa herë mbi 31-vjeçarin turk, i cili vdiq në spital pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta shpëtuar.

Ende nuk janë bërë të ditura arsyet e këtij rasti.

Fisnik H, ishte larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur, raportojnë mediat gjermane përcjell Klankosova.tv.

Ai u shpall në kërkim nga autoritetet gjermane, duke ofruar tre mijë euro në kërkim të informacioneve për vendndodhjen e tij.

Shqiptari u arrestua të dielen pasdite në qytetin e Kiel-it në Gjermani.

23 vjeçari pritet të dërgohet para gjykatës.

Më Shumë

Conte shihet duke fluturuar drejt Italisë, këtë javë pritet shkarkimi i tij

Antonio Conte u pa teksa kthehej në Itali me një fluturim të “Ryanair” të hënën dhe raportet në Mbretërinë e Bashkuar sugjerojnë se tekniku...

Arrestohen dy persona në Prizren, penguan policët në detyrë

Policia e Kosovës ka arrestuar dy person në Prizren, pasi që dyshohen se kanë penguar zyrtarët policor gjatë kryerjes së detyrave. Rr. Traziti i Ri,...

Drejtqëndrimi yt

Lajmet e Fundit