14.1 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026

Gjermania për heqjen e vizave në Kosovë: Hap i rëndësishëm për t’i afruar njerëzit në Evropë

Me rastin e liberalizimit të vizave në Kosovë, Ministria e Jashtme e Gjermanisë ka thënë se ky është një hap i rëndësishëm që afron njerëzit në Evropë.

Përmes një postimi në X, kjo ministri tha se liberalizimi, qytetarëve të Kosovës u mundëson të udhëtojnë pa viza për qëndrime afatshkurta në BE, pra në zonën Shengen, njofton Klankosova.tv.

“Një hap tjetër i rëndësishëm që i afron njerëzit në Evropë: Liberalizimi i vizave për Kosovën më në fund u mundëson të gjithë qytetarëve kosovarë të udhëtojnë pa viza për qëndrime të shkurtra në BE/zonën Shengen”, thuhet nga kjo ministri.

 

Më Shumë

Shënohet Dita Ndërkombëtare e Infermierisë në Suharekë

Në Suharekë është shënuar Dita Ndërkombëtare e Infermierisë, me ç’rast është vlerësuar lart roli dhe kontributi i infermierëve dhe infermiereve në sistemin shëndetësor. Me këtë...

Mungoi në mbledhjen ku u votua rikthimi i Osmanit në LDK, vjen reagimi i Selmanajt: Nuk kisha kohë të merrem me zhvillimet nacionale

Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka votuar unanimisht propozimin që Vjosa Osmani t’i prijë listës së kësaj partie në zgjedhjet e...

Lajmet e Fundit