6.4 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Gjethe t’harrueme vjeshte

Enver Sulaj

N’ma t’mirën faqe të letrës
gërrithat e fjalës notojne mbi kujtime vjeshtake
E sa herë shkeli mbi gjethe t’harrume
Më vjen zani yt si za fyelli,
si erë e thirrje e frikshme
netve të lidhuna me litarë.

Nuk e di pse marrzinat më bajnë me qajtë
Tue kërkue si dikur me ngrehë zhag biçikletën e prishun
E hundëve pluhni s’mlen me shijue aromën e luleve
të këputuna tinëz ballkoneve të zonjave të randa.

Sa e bukur ashtë jeta kur e do marrëzisht
Tue shpue gishtat me therrat e ngjituna kambëve
Për me pa nga vrimat e gardhit fijet e dritës
Që vijnë nga lugina e lumit të egërsuem.

Në ato brigje flenë kandshëm zajet
Dhe psherëtimat e peshkatarëve
tue mbajtun me zor në dorë ngjalën
që butësisht rrëshqet në botën e ujit pafund.

Janar 2021

Më Shumë

Xhiroja e fundit e Superligës: Beteja vendimtare për play-off dhe mbijetesë

Mesjava sjell fundin e sezonit të rregullt në Superliga e Kosovës në basketboll, ku gjithçka do të vendoset në xhiron e fundit: pozitat e...

Berisha: Përzgjedhja e mjekut familjar do të bëhet e detyrueshme

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Arsim Berisha, ka theksuar se përzgjedhja e mjekut familjar do të bëhet e detyrueshme me fillimin e zbatimit të sigurimeve shëndetësore,...

Lajmet e Fundit