Në Prishtinë tashmë janë duke u grumbulluar protestuesit, në vendtakimin e përcaktuar nga organizatorët te Biblioteka Kombëtare. Ndërkohë në rrugët e qytetit vërehet prani e policëve.
Përmes fotografive të postuara më poshtë mund të shihni atmosferën në kryeqytet në prag të protestës së thirrur nga “Thirrjet e Nënave” nga Gjakova, por organizimin e së cilës e ka marrë përsipër edhe lëvizje vetëvendosje, kurse pjesëmarrjen e kanë paralajmëruar edhe shumë parti politike dhe organizata jo qeveritare.
Telegrafi do t’ju mbajë të informuar në vazhdimësi për protestën që do të fillojë në orën 14:00. /Telegrafi/