12.1 C
Prizren
E enjte, 18 Shtator, 2025

Gjobit me 500 euro, një polic i Prizrenit

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarit me iniciale H.H. nga fshati Mushtisht, Komuna e Suharekës, dhe e ka shpallur fajtor për veprën penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” dhe i shqiptoi dënim me gjobë në shumën prej 500,00 euro.

I njëjti, sipas komunikatës së Themelore së Prizrenit, më datën 04.03.2017, rreth orës 03:15 minuta në Prizren, saktësisht në Stacionin Policor ALFA, ku i pandehuri ishte duke e kryer detyrën zyrtare si polic statik dhe përderisa i dëmtuari me iniciale K.H. kishte shkuar në këtë Stacion Policor për të dhënë një deklaratë lidhur me rastin e vjedhjes që i kishte ndodhur në lokalin “Gama”, ku ai punon si menaxher, “sapo hyn në oborrin e Stacionit për ta parkuar veturën, afrohet i pandehuri dhe i thotë se nuk lejohet parkimi i veturave civile dhe se duhet që ta largosh nga këtu”.

“Më pas i dëmtuari, automjetin e tij e parkon jashtë oborrit të Stacionit në afërsi të portave hyrëse ku kishte edhe vetura tjera civile, mirëpo i pandehuri, në cilësinë e zyrtarit policor, del me nxitim duke i kërkuar që ta largojë automjetin edhe nga aty, mirëpo derisa i dëmtuari ishte duke i thënë se ku ta dërgojë veturën, i pandehuri e nxjerr jashtë duke e përdor forcën si dhe gjatë shoqërimit për në stacion e godet dy-tri herë me grushte në fytyrë duke i shkaktuar frikë dhe lëndime të lehta trupore”, thuhet në komunikatën e Gjykatës Themelore të Prizrenit.

Më Shumë

Dalin në shitje biletat e ndeshjes Kosovë – Slloveni

Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se biletat për ndeshjen Kosovë –Slloveni, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026, e cila...

Komuna e Malishevës përkujton njëvjetorin e ndarjes nga jeta të Hajdin Berishës

Në njëvjetorin e ndarjes nga jeta të ish-nënkryetarit të Komunës së Malishevës, ish-drejtorit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, ushtarit dhe invalidit të Ushtrisë Çlirimtare...

Lajmet e Fundit