Gjuajti me armë zjarri në aheng familjar, policia i shkon në shtëpi burrit nga Suhareka

Dje policia në Suharekë kishte pranuar një informacion se në fshatin Duhel te Suharekës dëgjohen të shtëna nga arma e zjarrit.

Veprimet policore ishin të menjëhershme dhe gjatë patrullimit në atë lokacion gjetën se i dyshimti H. L, i lindur në vitin 1969, kishte shkrepur disa here në ajër me arsyen se kishte një aheng familjar.

“Policia informoj prokurorin kujdestar dhe në cilësinë e provës materiale gjeti dhe  sekuestroj një armën kallashnikov, prodhim kinez me nr. serik 05481-84, me një karikator dhe 27 fishekë të po kësaj arme kalibri 7.62 mm, gjithashtu janë konfiskuar si dëshmi materiale edhe katër (4) gëzhoja që dyshohet se janë gjuajtur nga kjo armë”, njofton policia, transmeton Gazeta Express.

Rasti po trajtohet në procedurë të rregullt hetimore.

Policia rajonale në Prizren apelon te qytetarët që rastet e festave apo ahengjeve familjare të mos përdorim armë zjarri të cilat cenojnë sigurinë e qytetarëve dhe prishin rendin dhe qetësinë publike, andaj moto e policisë është: “Festo me zemër e jo me armë” dhe  “Sa ma pak armë-ma pak tragjedi familjare”.

Më Shumë

Prizreni organizon edicionin e parë të Festivalit të Kampingut në Vermicë

Drejtoria për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik, në bashkëpunim me Shoqatën e Kampingut “OASIS”, do të organizojnë nga 19 deri më 21 qershor 2026 edicionin...

Arrestohet “dileri” i kërkuar në Prizren, ishte i dënuar me rreth 1 vit burgim

Policia në Prizren, gjatë ditës së sotme kanë arrestuar të kërkuarin që ishte dënuar me 10 muaj burg efektiv, pasi dyshohet se kishte kryer...

Lajmet e Fundit