2.8 C
Prizren
E hënë, 22 Dhjetor, 2025

Gjykata: Burdushit i konfiskohet pasuria mbi 2 milionë euro

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me burgim dhe gjobë të akuzuarin Hysri Peqani, i njohur si Burdushi,  për veprat penale “Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike në vazhdimësi”, “Mashtrimi në vazhdimësi”, “Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Shpëlarja e parave”. Gjithashtu, Burdushit do t’i konfiskohet pasuria mbi 2 milionë euro vlerë.

Burdushi është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 4  vite e 6 muaj  si dhe dënimin unik me gjobë në lartësi prej 42.000 euro të cilën shumë i akuzuari është i obliguar që ta paguaj në afat prej 15 ditësh nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

Gjykata njofton se koha e kaluar nën masën e paraburgimit i llogaritet në dënimin e shqiptuar me burgim.

Gjithashtu Gjykata njofton se do të bëhet edhe konfiskimi i pasurisë së tij në vlerë mbi 2 milionë euro.

“Pasuria e luajtshme dhe e paluajtshme e përfituara me veprën penale Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike në vazhdimësi nga neni 262 paragrafi  1 lidhur me nenin 81 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës së Kosovës, në vlerë të përgjithshme prej 2,528.715.34 euro, konfiskohen”, njofton gjykata.

Po ashtu, konform nenit 374 paragrafi 3 të KPRK-së, amët dhe atë një pistolet të tipit ‘’Girsan’’ të kalibrit 9mm, me dy karikator si dhe 166 fishek të të njëjtit kalibër, si dhe një pushkë gjuetie të tipit ‘’Super Campion’’ si dhe 55 fishek, i konfiskohen.

“Palët e dëmtuara lidhur me kërkesën pasurore juridike udhëzohet në kontestin e rregullt civil. Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Më Shumë

Selmanaj: Na vjen keq që Kosova po shkon sërish në zgjedhje, LDK-ja nuk është përgjegjëse për bllokadën

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet, Driton Selmanaj në emisionin “Info Nata” në Tëvë1, ka folur për zgjedhjet e parakohshme të 28...

83 vjet nga vdekja e Faik Konicës

Më 15 dhjetor 1942 ndërroi jetë mjeshtri i hollë i gjuhës shqipe Faik Konica. I lindur më 15 mars 1876 në Konicë, Konica ishte magjistër...

Lajmet e Fundit