17.1 C
Prizren
E enjte, 18 Shtator, 2025

Gjykata në Prizren, për tre muaj zgjidh 10557 lëndë

Në bazë të raportit të tremujorit të parë të këtij viti përfshirë periudhën (1 janar2015 – 31 mars 2015), Gjykata Themelore në Prizren, së bashku me degët e saj në Suharekë dhe Dragash ka zgjidhur gjithsej 10557 lëndë.

“Lëndët e pranuara në Gjykatën Themelore në Prizren si dhe degët e saj në Suharekë dhe Dragash në këtë tremujor të parë të këtij viti janë gjithsej 12876 lëndë ku përfshihen lëndët nga të gjitha lëmit”, ka njoftuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore Prizrenit, Afërdita Kicaj.

“Sa i përket dokumenteve të ndryshme si certifikata (që nuk janë në hetime) vulave apostile etj. Gjykata Themelore e Prizrenit ka lëshuar rrethe 3406 dokumente”.

“Vlen të theksohet se numër më i madh i lëndëve të kryera i përkasin Divizionit të Kundërvajtjes me 7378, falë angazhimit të gjyqtarëve dhe stafit administrativ të Gjykatës Themelore në Prizren, policisë në Prizren në realizimin e zbatimit të urdhëresave të Gjykatës”.

Me ndërmarrjen e aksionit nga Policia e Kosovës, për të zbatuar urdhëresat e Gjykatës Themelore të Prizrenit, ka sjellë rezultatet e ekzekutimit të dënimeve me burg dhe gjobë.

“Gjatë tre mujorit të parë të vitit 2015 janë ekzekutuar 81 lëndë të ekzekutimit të dënimit me burg dhe 237 lëndë të ekzekutimit të dënimit me gjobë”, thotë Kicaj.

“Departamenti për Krime të Rënda: Penale – lëndë të pranuara janë 53 të kryera janë 75;
Departamenti i Përgjithshëm: Penale – lëndë të pranuara janë 1271 të kryera 618;
Civile – lëndë të pranuara janë 533 të kryera 508;
E. civile – lëndë të pranuara janë 978 të kryera 782”.

Kicaj, thotë se në këtë tremujor të parë sukses më të madh ka pasur Departamenti për Krime të Rënda.

“Jemi në rrugë të mbarë në pakësimin e lëndëve të strategjisë, falë angazhimit të gjyqtarëve, stafit administrativ si dhe institucioneve tjera, është zvogëluar dukshëm numri i përgjithshëm i këtyre lëndëve”, thotë Kicaj.

“Vlen të theksohet se në këtë sukses ka ndikuar edhe greva e gjyqtarëve (1 mujor) – suksesi do të ishte edhe më i lartë”. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Zbulohen substanca narkotike në pikën kufitare në Vërmicë, i dyshuari dorëzohet në DHTN Prizren

Dogana e Kosovës njofton se më datë 11 shtator 2025, rreth orës 09:30, në pikën kufitare në Vërmicë, gjatë kontrolleve rutinore, zyrtarët doganorë në...

Babai i Elvis Rexhbeçajt dhuron topa dhe pajisje sportive për Drinin e Bardhë

Rexhë Rexhbeçaj, babai i futbollistit të Kombëtares së Kosovës dhe skuadrës gjermane, Augsburg, Elvis Rexhbeçaj, ka dhuruar për Drini i Bardhë topa futbolli dhe...

Lajmet e Fundit