Gjykata për UÇK-në, në tri shtete

Gjykata-qekiqiBrukseli, Prishtina dhe Haga janë tri qytetet ku do funksionojë Gjykata Speciale që do t’i trajtojë aktakuzat e mundshme nga hetimi trevjeçar për dyshimet që pati ngritur Dick Marty. Në Bruksel, gjykata do ta ketë selinë qendrore. Në Prishtinë do të ketë një zyrë administrative, derisa seancat gjyqësore do të mbahen në Holandë, sipas të gjitha gjasave në Hagë.

Zyra në Prishtinë, do të jetë administrative dhe do të ketë funksion të komunikimit me publikun. Seli në Bruksel është vendqëndrimi i prokurorëve dhe stafit kryesor të gjykatës, derisa vendimi që seancat të mbahen në Holandë është krejtësisht praktik, i kanë thënë gazetës zyrtarët e afërt me ekipin që po e përgatit gjykatën.

Sipas këtyre zyrtarëve, shumica e shteteve anëtare të BE-së kanë refuzuar të pranojnë krijimin e gjykatës për shkak të mungesës së rregullimit të brendshëm ligjor për këtë çështje, derisa Holanda, tashmë ka pasur disa gjykata ndërkombëtare brenda territorit të vet dhe nuk ka pengesa ligjore të tilla/tribuna/

Më Shumë

Qindra qytetarë në Mejdan – rikthehet spektakli i pehlivanëve në Opojë pas shumë vitesh

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Çlirimit të Komunës së Dragashit, këtë vit u rikthye pas shumë vitesh një nga traditat...

Sulmi me kallashnikov ndaj autobusit në Malishevë, Prokuroria ndalon për 48 orë një person për tentim-vrasje

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se një person është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë lidhur me sulmin e armatosur ndaj një autobusi...

Lajmet e Fundit