17.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

Qeveria nuk përzihet në kontestin Rektorat – OVL

Arsim Bajrami-ministri arsimitMinistri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, ka thënë sot se qeveria nuk mund të bëjë shumë për ta zgjidhur kontestin disamujor ndërmjet organizatave të dala nga lufta dhe Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Këto organizata i kanë ofruar UP-së një listë të gjatë prej 1 mijë emrash për regjistrim në UP pa përfillur kriteret e konkursit për regjistrim, gjë të cilën rektori Ramadan Zejnullahu po refuzon ta pranojë.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, ministri Bajrami tha se do të zhvillojë takime të ndara me palët në kontest.

“Do të zhvilloj takime të ndara me UP-në dhe shoqatat e dala nga lufta pasi që shumë studentë po i ndjekin ligjëratat dhe ende nuk e kanë statusin e studentit”, tha Arsim Bajrami.

“Si Ministër dhe në emër të qeverisë, do ta shpreh vullnetin për tejkalim të vështirësive”, u shpreh ai.

Në ditën që e kishte dorëzuar mandatin e ministrit të Arsimit, ish ministri Ramë Buja kishte shprehur se po ia lë pasardhësit të tij, Arsim bajrami, “pataten e nxehtë” në dorë.

Por Bajrami sot paralajmëroi palët që të mos kenë pritje të mëdha nga qeveria për ta zgjidhur problemin, për shkak të kufizimeve ligjore.

“Do t’i paralajmëroj që të mos kenë pritje që ministria apo qeveria do ta zgjidhin këtë çështje pasi sipas autorizimeve ligjore kjo duhet të zgjidhet nga UP dhe shoqatat e dala nga lufta”, tha ai.

Të premten, shoqatat e dala nga lufta kanë thënë se janë në pritje të një vendimi të qeverisë dhe janë kërcënuar se nuk do t’i tolerojnë ata që, sipas tyre, kanë kundërshtuar regjistrimin e studentëve që janë listat e tyre.

Më Shumë

Luizi dhe Kiara na prezantojnë me të bijën, Luna Mari Ejlli

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito një ditë më parë u bënë prindër për herë të parë. Ashtu siç e paralajmëruan dje, çifti sot doli...

‘Rrufe në qiell të hapur’, Bayern refuzohet edhe nga Ralf Rangnick

Ralf Rangnick thuhet se ka refuzuar mundësinë për të zëvendësuar Thomas Tuchel-in si trajner i Bayern Munich-ut, duke e lënë klubin të përpiqet për...

Lajmet e Fundit