11.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Gjykata Themelore në Prizren futet në grevë

Nga sot, punëtorët e administratës së Gjykatës Themelore në Prizren do të futen grevë.

Lajmin e ka bërë të ditur Shoqata Sindikale e Administratës së Gjykatës Themelore  në Prizren të cilët kanë thënë se greva do të fillojë nga sot.

Ata po kërkojnë aprovimin e ligjit për punëtorët e administratës së gjykatave dhe prokurorive.

Kërkesë tjetër e administratës së gjykatës është edhe përafrimi pagave të punëtorëve të administratës së gjykatave dhe prokurorive në raport me pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Po ashtu kjo shoqatë ka kërkuar pagesën lineare nga 150 euro, për çdo punëtor të administratës së gjykatave dhe prokurorive deri në hyrjen në fuqi të Ligjit për Paga.

Të paguhet shujta ditore në shumën prej 3 euro, të paguhet pagesa e udhëtimit në shumën prej 3 euro.

Ndryshe, Shoqata Sindikale e Administratës së Gjykatës Themelore në Prizren, ka bërë të ditur se do të lejohen që lëndët e natyrës urgjente si:

  1. Lëshimi i të gjitha certifikatave dhe vërtetimeve që lëshohen me kërkesë të palës apo

institucioneve publike;

  1. Lëndët lidhur me propozimet për shqiptimin e masave të përkohshme;
  2. Lëndët lidhur me propozimet për shqiptimin e masave të sigurisë;
  3. Të gjitha veprimet e procedurës parapake;
  4. Lëndët lidhur me pengim posedimin;
  5. Të gjitha kërkesat për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit në konfliktet administrative;
  6. Lëndët lidhur me dhunën në familje;
  7. Të gjitha veprimet që kanë të bëjnë me bashkëpunimin juridik ndërkombëtar;
  8. Të gjitha veprimet e procedimit të lëndëve lidhur me mjetet juridike në gjykatat e

instancave më të larta; si dhe

  1. Të gjitha punët dhe shërbimet tjera të cilat sipas legjislacionit duhet të trajtohen me urgjencë nga gjykatat

Më Shumë

Moti sot: Me shi dhe reshje bore

Këtë të mërkurë në Kosovë pritet të ketë ulje drastike të temperaturave ku priten reshje shiu. Reshjet do të jenë në formë të rrebesheve, të...

Sot moti me diell, temperaturat deri në 26 gradë Celsius

Moti sot në Kosovë parashikohet të jetë me diell dhe po ashtu edhe me vranësira. Siç bën të ditur Meteo Kosova, era do fryjë kryesisht...

Lajmet e Fundit