12.8 C
Prizren
E diel, 21 Shtator, 2025

Gjykata turke dënon me burgim të përjetshëm 74 persona për puçin e dështuar

Një gjykatë turke ka dënuar me burgim të përjetshëm 74 persona, duke përfshirë edhe ushtarë, për përfshirje në grusht shtetin e dështuar që u zhvillua gjatë vitit 2016.

Më shumë se 240 persona, shumica civilë të paarmatosur, janë vrarë në mbrëmjen e 15 korrikut, kur një grup ushtarësh me tanke dhe avionë luftarakë u përpoqën që ta rrëzojnë nga pushteti Presidentin turk, Tayyip Erdogan.

Turqia ka fajësuar klerikun mysliman që jeton në Shtetet e Bashkuara, Fetullah Gylen, për grusht shtetin e dështuar dhe ka arrestuar rreth 160,000 persona për përfshirje në të, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

Ndërsa sipas ministrit të Brendshëm, ndaj 77,000 personave janë ngritur aktakuzat dhe tani po mbahen në burg për t’u gjykuar.

Më Shumë

Post scriptum për romanin e Petro Markos

Natasha Lushaj Bazuar në njohjen e deritanishme të problemit dhe fakteve të reja, sidomos e befasuar nga këmbëngulja për të ribotuar pikërisht variantin fals të...

Shkyçen 9 lidhje ilegale të ujit në Prizren

Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Hidroregjioni Jugor" ka njoftuar se gjatë kësaj jave ka identifikuar dhe shkyçur nëntë lidhje ilegale të ujit në qytetin e...

Lajmet e Fundit