Gjykimi i Mujës, shtyhet për tetor

Ramadan MujaGjykimi i kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja dhe pesë drejtorëve të tij, është shty për muajin e ardhshëm. Ruzhdi Berisha, avokat mbrojtës i Mujës tha se shtyrja e gjykimeve është bërë për shkak problemeve shëndetësore të klientit të tij.

“ Për shkak të gjendjes shëndetësore të Mujës, gjykimi është shtyrë për tetor ”, tha Berisha për “PrizrenPress”. Sipas tij, gjykimi ndaj kryetarit Muja dhe pesë drejtorëve të tij, do të fillojë me 10 tetor të këtij viti.

Muja javën e kaluar nuk është paraqitur në Gjykatën Themelore. Ai për shkaqe shëndetësore nuk ka mundë të marrë pjesë në gjykimin e radhës.

Kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja, i rëndon një aktakuzë 21 faqesh, me të cilën ai dhe Sadik Paçarizi – drejtor i Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Avni Ademaj – ish-u.d. së drejtorit të Gjeodezisë dhe Kadastrës, Kadri Ukimeri – ish-drejtor i Gjeodezisë dhe Kadastrës, Abdullah Tejeci – drejtor aktual i Gjeodezisë dhe Kadastrës dhe Minir Krasniqi – drejtor i Administratës, akuzohen për shpërdorim të pozitës zyrtare në dhënien e disa pronave shoqërore në shfrytëzim për disa kompani, me qëllim të përfitimit personal. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Dragash: Dy persona ndalohen pasi hodhën marihuanë nga dritarja e veturës

Një rast i posedimit ilegal të narkotikëve është identifikuar në Dragash. Të dyshuarit kanë provuar që të hedhin sasinë e dyshuar narkotike nga dritarja...

Trangulli i Rahovecit po fiton tregun evropian

Nga serrat e Rahovecit drejt tavolinave evropiane. Me çmim më të lartë, cilësi më të mirë dhe kërkesë në rritje, trangulli i Kosovës po...

Lajmet e Fundit