15.2 C
Prizren
E shtunë, 9 Maj, 2026

Shteti shkolloi kuadrot në universitetin ilegal

bujaQendra Rajonale ECPD, e shndërruar në 2011-n në universitet, ka pranuar “infuzione” financiare nga shteti i Kosovës dhe është promovuar publikisht nga institucionet. Të diplomuar aty, janë shpërndarë në ambasada e konsullata gjithandej botës, shkruan sot Koha Ditore në vazhdimin dytë rreth fiancimti që shteti i Kosovës i bëri universitetit ilegal.

Ramë Buja, në kohën sa kishte qenë ministër, kishte marrë obligim për të ndarë bursa me rastin kur kishte firmosur kontratën voluminoze, nëpërmjet së cilës Ministria e Arsimit dhe ECPD-ja bashkëthemelonin Universitetin Evropian për Studime Zhvillimore me seli në Graçanicë të Re.

Neni 12 i Kontratës përcaktonte që “taksat e shkollimit të një numri të caktuar të studentëve do të mbulohen me kontribut të Qeverisë, të autoriteteve lokale, organizatave ndërkombëtare dhe fondacioneve”.

Burime të tjera të të ardhurave të universitetit ishin paraqitur pagesat e shkollimit, pjesëmarrja në Bashkimin Evropian dhe projekte të financuara nga fonde të tjera ndërkombëtare, sikur që janë projekte të ngjashme, aktivitetet kërkimore për palët e treta dhe aksione të përshtatshme të donatorëve.

Fehmi Zylfiu, zyrtar i Ministrisë së Arsimit në Departamentin për Buxhet dhe Financa, ka thënë se për ECPD-në nuk ka pasur planifikime të buxhetit të dikasterit që përfaqëson.

Ka disa nëpunës të kësaj ministrie që kanë vijuar studimet në ECPD. Është Ferit Idrizi, drejtor për integrim evropian, por edhe eksperti për teknologji informative, Argjend Osmani.

Gazeta ka siguruar një listë kandidatësh që kanë marrë ose janë në proces të marrjes së diplomave për master a doktoratë, e që kostoja e shpenzimeve të tyre është hequr nga arka e shtetit. Bursa për një kandidat ka shkuar deri në 14 mijë euro.

Kësisoj Ministria e Punëve të Jashtme ua ka financuar studimet Adriatik Kryeziut, Asdren Gashit, Fitim Gllarevës, Prindon Sadriut, Rudina Bukoshit, Visar Fetajt , Visar Recajt,Ylber Kryeziut e Lulzim Rafunës. Ky i fundit është shef i Doganës.

Më Shumë

“Komandant Drini jeton në çdo gur të Prizrenit”- në Urën e Arastës vendoset mesazhi përkujtimor

Në Prizren, në 26-vjetorin e rënies së Ekrem Rexhës, i njohur si komandant Drini, është vendosur një mesazh përkujtimor në Urën e Arastës me...

Kjo është pasuria e kryetares së Gjykatës Themelore në Prizren

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) ka publikuar deklarimin e pasurisë së zyrtarëve të lartë publikë për vitin 2025, Në deklarimin e pasurisë në APK, kryetarja...

Lajmet e Fundit