Gjyqtari i finales së Championsit

Komiteti i Gjyqtarëve i UEFA-s ka përzgjedhur anglezin Mark Clattenburg si njeriun që do të vendosë drejtësi në finalen e Ligës së Kampionëve mes Realit dhe Atletico Madridit më 28 maj në San Siro.

Ai është gjyqtar i FIFA-s që nga viti 2007 dhe ka arbitruar finalen e meshkujve në Lojërat Olimpike “Londër 2012” dhe është përzgjedhur për Kampionatin Europian të Francës.

Po ashtu, ka gjykuar finalen e Superkupës së Europës 2014.

Këtë sezon, 41-vjeçari ka vendosur drejtësi në dy takime të Ligës së Europës dhe në gjashtë të Ligës së Kampionëve, përfshirë gjysmëfinalen mes Atletico Madrid dhe Bayern Munich.

Më Shumë

Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri

Pika kufitare e Morinës përballet me fluks të lartë, ndërsa mijëra pushues nga Kosova i janë drejtuar bregdetit shqiptar. Fundjava ka sjellë një rritje të...

Para duelit me Shqipërinë, Kosova mat forcat me Arabinë Saudite

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj Arabisë Saudite, në kuadër të përgatitjeve për parakualifikimet e FIBA EuroBasket 2029. Dardanët...

Lajmet e Fundit