Afganistani dhe Nigeria me korrupsion fantastik

Kryeministri i Britanisë së Madhe, David Cameron, i ka përshkruar Afganistanin dhe Nigerinë si vende me “korrupsion fantastik”.

Nuk është e qartë nëse zoti Cameron e ka ditur se po filmohej dhe incizohej kur i ka bërë këto komente sot në një pritje në Londër.

“Ne i kemi disa liderë të vendeve me korrupsion fantastik, që vijnë në Britani – Nigeria dhe Afganistani – me gjasë dy vendet më të korruptuara në botë”, tha Cameron, duke folur para një samiti antikorrupsion, që do të mbahet më 12 maj në Londër.

Në këtë samit do të marrin pjesë liderët botërorë, ata të biznesit dhe përfaqësues të shoqërisë civile, për arritjen e “pajtueshmërisë për pakon e hapave praktikë” për luftimin e korrupsionit.

“Meqë ky është një samit antikorrupsion, çdo gjë duhet të jetë e hapur”, tha Cameron.

Në listën e fundit të organizatës Transparency International për indeksin e perceptimit të korrupsionit, Afganistani është i 166-ti, që do të thotë i parafundit, ndërsa Nigeria radhitet e 136-ta./Rel/

Më Shumë

Vetëvendosje akuzon pushtetin lokal për korrupsion, kërkon hetime të plota në Komunën e Dragashit

Lëvizja Vetëvendosje në Dragash ka reaguar pas arrestimit të një shërbyesi civil të Komunës, i dyshuar për veprat penale “Legalizimi i përmbajtjes së pavërtetë...

Kurti në Has vlerëson sakrificën e dëshmorëve dhe rolin e sportit

“Qeveria do të jetë mbështesë çdo iniciativë sportive”. Kështu deklaroi kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i cili mbrëmë i shoqëruar edhe nga...

Lajmet e Fundit