4.2 C
Prizren
E premte, 27 Mars, 2026

Gjyqtari spanjoll që i vidhte para lojtarëve

Një rast shumë i çuditshëm ka ndodhur në Spanjë, ku një gjyqtar spanjoll, Jose Alberto A.M., kishte vjedhur para nga lojtarët.Nga maji deri në nëntor të vitit 2015, gjyqtari në fjalë arriti të vjedhë një shumë totale prej 1.795 eurosh, derisa u kap në flagrancë dhe u detyrua të dilte para gjykatës.

Gjykata në Xinzo de Lima ka dënuar gjyqtarin Jose Alberto A. M., gjithashtu punonjës i policisë, që ka përfituar nga roli i tij i gjyqtarit në “kampionatin e veteranëve”, për t’i vjedhur paratë futbollistëve në pesë qytete spanjolle, Cea, Cartelle, Sarreaus, A Peroxa dhe San Cibrao das Vinas.Ai do ta kthejë gjithë këtë shumë, për më tepër do të paguajë edhe një gjobë prej 2.200 euro, e cila do t’i shmangë atij dënimin prej 9 muajsh heqje lirie, ashtu si e parashikon ligji spanjoll.

Çuditërisht, pavarësisht nga ky veprim, gjyqtari në fjalë nuk është pezulluar nga Federata Spanjolle e Futbollit dhe vazhdon të gjykojë në kategoritë amatore, por një gjë është e sigurt, se tash e tutje kur ai gjykon ndonjë ndeshje, ekipet do t’i mbyllin me çelës zhveshtoret e tyre. /Insporti.com

Më Shumë

Përkujtohen 68 të vrarët e masakrës së Fortesës

Në 27-vjetorin e ngjarjes tragjike të pranverës së vitit 1999, sot u përkujtuan 68 civilët e vrarë dhe të masakruar në fshatin Fortesë të...

Prokuroritë nga Prizreni e Kukësi dakordohen për forcim bashkëpunimi

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, është pritur në një takim pune nga drejtuesja e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, Griselda Haxhiaj. Takimi...

Lajmet e Fundit