Golden Eagle Ylli më i fortë se Vëllaznimi

Golden Eagle Ylli ka triumfuar ndaj Vëllaznimit me rezultat 96:71 (21:19, 25:19, 19:13, 31:20) në ndeshjen e luajtur të premten mbrëma në kuadër të xhiros së XXI në Superligën e Kosovës në basketboll.

Më i dalluari te skuadra therandase ishte Christopher Olivier me 30 pikë e 19 kërcime, kurse Kevin Brown ka shtuar 21 pikë, 5 kërcime e 8 asistime, ndërsa Trae Anderson ka kontribuar me 17 pikë, 7 kërcime e 6 asistime.

Në anën tjetër te ekipi gjakovar më efikasit ishin Beq Kovaqi me 23 pikë e 6 kërcime dhe Kreshnik Avdija me 16 pikë.

Në kuadër të xhiros së XXI të elitës së basketbollit kosovar të shtunën me fillim nga ora 13:00, Sigal Prishtina është nikoqire e Rahovecit dhe të dielën Kerasan Prishtina e pret Trepçën duke filluar nga ora 18:00.

Më Shumë

Liria e Prizrenit mbetet pa tre aksionarë

Liria e Prizrenit  tashmë do t’i bëjë llogaritë pa tre aksionarët nga Prizreni: Valon Osmani, Xhoshkun Dragoj dhe Dardan Kodra. Burime të AL News mësojnë...

Nuk zgjedhet deputet, Hasani: Mirënjohje e përjetshme për 17.617 votat e besimit

Njëri nga themeluesit e UÇK-së, ambasadori dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nait Hasani, i cili kandidoi për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit...

Lajmet e Fundit