Gorani: Nëse nuk votohet Specialja, Qeveria bie

Analisti politik Dukagjin Gorani ka bërë me dije se gjasat janë të mëdha që të bjerë Qeveria dhe e të shpërndahet Kuvendi nëse nuk votohet Gjykata Speciale.
“Gjasat janë të vogla që kjo punë të kryhet në Kuvend. Pavarësisht dëshirës së madhe të Kryeministrit Mustafa dhe partisë së tij”, është shprehur Gorani për ‘Epokën e re’.

Gorani ka thënë se me mos krijimin e Gjykatës Speciale vendi do të zhytej në krizë të thellë plitike deri kah mesi i vjeshtës, kur medoemos do të shpalleshin zgjedhjet e reja parlamentare.

Ai ka deklaruar se vizita e ndihmës-sekretares amerikane Victoria Nuland ishte mesazhi i fundit i qëndrimit shtetëror të SHBA-së për Gjykatën Speciale.

Më Shumë

Totaj priti kryeshefin e ri të “Hidroregjionit Jugor”

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot në një takim njoftues Kryeshefin e ri Ekzekutiv të KRU “Hidroregjioni Jugor”, Bekim Gashi,...

Në Rahovec mbahet festivali poetik kushtuar Xhevdet Bajrajt

Në Rahovec është mbajtur edicioni i parë i Festivalit Poetik “Muzat e Vreshtave”, një manifestim kulturor i organizuar nga Klubi Letrar “Xhevdet Bajraj”, kushtuar...

Lajmet e Fundit