12.6 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Graham Coxon: Kanye është idiot

Graham Coxon, britpop kitaristi i Blur, e ka quajtur Kanye West’in një “idiot të ndyrë”, në një intervistë dhënë së fundi.

Bendi – i cili në muajin prill ka publikuar albumin e parë pas 12 vjetësh The Magic Whip – ka folur për të përditshmen britanike The Guardian, ndërsa Coxon është pyetur se ç’mendonte për reperin Kanye West, si një shembull i muzikantit që bën gjëra interesante.

“Ai është një idiot i ndyrë, apo jo? A i bën ai albumet e veta?”

“Njerëzve nuk u intereson t’i mësojnë instrumentet dhe ta lënë aty mundin e kohën. Ata e duan menjëherë. Është McDonalds, apo jo? Është e përshtatshme. Por, krejt çfarë dëgjoj unë është një lak fillestar, disa tipa që nisin të këndojnë ose të bëjnë rep, dhe laku mbaron. Nuk ka asnjë formë në këtë gjë. Dhe, vargjet, thjesht, duket se janë idiote”, ka thënë Coxon.

Më Shumë

Peja 03 barazon serinë finale ndaj Bashkimit

Peja 03 e ka barazuar serinë finale ndaj Bashkimit në Superligën e Kosovës te Femrat. Vashat pejane fituan në ndeshjen e dytë finale me rezultat...

Asfaltohet segmenti rrugor prej 160 metrash në Gjonaj

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Komunën e Prizrenit ka filluar punimet për asfaltimin e një segmenti rrugor prej rreth 160 metrash në afërsi të...

Lajmet e Fundit