10.8 C
Prizren
E shtunë, 4 Maj, 2024

Gratë e LDK-së në Prizren mobilizohen për Vjosën

Janë mobilizuar.

Dëshirojnë që në zgjedhjet e 6 tetorit të triumfojnë me fitore.

Gratë e LDK-së në Prizren, në një takim të përbashkët, janë dakorduar për mobilizim në zgjedhjet e tetorit.

I pranishëm ishte edhe kryetari i Degës, Anton Quni.

Kryetarja e Forumit të Gruas, njëherë kandidate për deputete të Kuvendit, Sadije Osaj-Jakupi, tha se gratë kanë dhënë shembull se janë të gatshme të marrin përgjegjësi shtetërore.

“Vjosa Osmani është shembulli më i mirë i një gruaje në politikë ”, tha ajo.

Ndërkaq, kryetari Anton Quni, tha se gratë dhe burrat e kanë hapësirën e njëjtë në LDK.

“Kjo u dëshmua me nominimin për kryeministre të Vjosa Osmanit”, u shpreh ai.

Të pranishmet i kanë përshëndetur edhe kandidatët: Hyrë Tejeci, Hatim Baxhaku e Driton Selmanaj.
Kandidatja e LDK-së për kryeministre të Kosovës, Vjosa Osmani të dielën qëndron në Has./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Libri “Ringjallja e baladave” i shkrimtarit nga Shqipëria, Besim R. Cengu, promovohet në Prizren

Libri “Ringjallja e baladave” i shkrimtarit nga Kukësi i Shqipëria, Besim R. Cengu, u promovua në Prizren. Studiuesit i kanë vlerësuar lartë baladat e publikuar...

Totaj pret atletin e MMA-së nga Velezha, Gjoni Palokaj

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot atletin e MMA-së (Mixed Martial Arts) me prejardhje nga Velezha, Gjoni Palokaj. Palokaj aktualisht mban dy tituj...

Gabimi i Noes

Lajmet e Fundit