5.5 C
Prizren
E premte, 16 Janar, 2026

Greqi/ 63 vjeçarja vdes disa minuta më vonë pasi bëri vaksinën AstraZeneca

E gjithë Greqia është tronditur nga vdekja e papritur e një gruaje 63 vjeçare në Ilion, disa minuta pasi kishte marrë dozën e parë të vaksinës anti-covid AstraZeneca.

Si autoritetet shëndetësore dhe qytetarët në vendin fqinj janë të shqetësuar nga ky rast.

Rezultati i autopsisë së 63 vjeçares pritet të dalë sot.

Ndërsa avokati  i viktimës ka folur për Newsboom. gr dhe është shprehur:

”Ne po presim përgjigjen e autopsisë dhe më pas do të ndërrmarrim veprime ligjore. Për mometnin po mbledhim informacione pasi ky është një rast shumë i rëndë, mund të them për momentin’.

Kronika e ngjarjes:

Sipas informacioneve, gruaja fatkeqe kishte shkuar në qendrën shëndetësore në Ilion për të marrë dozën e parë të vaksinës AstraZeneca.

Sipas të njëjtit informacion, 63-vjeçarja vuante nga sëmundjet themelore (diabeti dhe sëmundja koronare e zemrës).

Pak para vaksinimit, personat përgjegjës e pyetën atë nëse ajo kishte një histori të alergjive, apo sëmundje të tjera, dhe teksa morën përgjigjën negative nga 63 vjeçarja, ata filluan normalisht vaksinimin.

Duke lënë qendrën shëndetësore dyshohet se ajo humbi vetëdijen për 10 minuta në një park që ndodhej aty pranë.

Kalimtarët bënë thirrje për ndihmë të shpejtë por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, gruaja ndërroi jetë.

Incidenti është raportuar në Komitetin Kombëtar të Vaksinimit, AEO.

Më Shumë

Mbajtja në ndalim e 35 të dyshuarve në rastin BKS, gjykata u reagon avokatëve”: U bë në përputhje me ligjin

Gjykata Themelore në Prizrenit ka reaguar ndaj avokatëve që po pretendojnë se35 të ndaluarit në rastin BKS po mbahen kundërligjshëm. Përmes një reagimi, kjo gjykatë...

Pas dy dekadash, Shyhrete Berisha fiton përfundimisht të drejtën pronësore mbi shtëpinë

Pas 20 vitesh betejë ligjore me familjen e bashkëshortit, Shyhrete Berisha ka fituar të drejtën e shtëpisë në të cilën  jetoi me bashkëshortin dhe...

Lajmet e Fundit