2.8 C
Prizren
E mërkurë, 25 Dhjetor, 2024

Greva vazhdon

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka theksuar se greva e mësimdhënësve do të vazhdojë edhe më tutje. Ai i ka bërë thirrje Qeverisë për ta ndërruar qasjen ndaj sindikalistëve në mënyrë që të bisedohet për realizimin e kërkesave të tyre legjitime.

 

“Në vend të dialogut Qeveria në përgjithësi po humb kohë dhe orë duke shëtitur nëpër komuna dhe duke vizituar ndonjë shkollë. Mësimdhënësit kanë treguar unitetin dhe greva do të vazhdojë, fatkeqësisht në mungesë të gatishmërisë së qeverisë për të gjetur një zgjidhje me përfaqësuesit e Sindikatës”, ka thënë Jasharaj, në konferencë për media, në të cilën morën pjesë edhe kryetari i Sindikatës së Pavarur të Arsimit të Shqipërisë (SPASh), Nevrus Kaptelli, si dhe nënkryetari i Sindikatës së Arsimit të Maqedonisë Veriore (SONK), Tafa Ameti.

“Rrugëtimi ynë që të mos vijmë deri në këtë pozitë ka filluar muaj më parë. Ne kemi bërë shumë lutje e shkresa për dialog. Qeveria ka pasur kohë deri më 1 shtator, por nuk bëri asnjë veprim. Ata po harxhojnë kohë duke shkuar nëpër komuna. I vetmi fajtor për grevën është Qeveria. Jemi në pritje për dialog”, ka shtuar Jasharaj.

Ai tutje ka theksuar se deklaratat e Qeverisë se po shkelen të drejtat e nxënësve nuk qëndrojnë. “Ne nuk po e shkelim të drejtën e nxënësve. Qeveria ka pasur 9 muaj kohë për t’i zbatuar kërkesat tona. Me kushtetutë është rregulluar edhe drejta e jonë sindikale. Nëse Kurti i do nxënësit në shkolla, le të ulet me ne”, ka nënvizuar kreu i SBASHK-ut.

Ndërkaq, Nevrus Kaptelli ka theksuar se ndodhen në Kosovë për të mbështetur SBASHK-un në kërkesat e tyre legjitime. “Jemi këtu për të mbeshturur vëllezërit tanë për kërkesat që i ka Sindikata e Arsimit. Nuk ka zgjidhje tjetër përveç uljes në tavolinën e bisedimeve”, ka theksuar ai.

Mësimdhënësit kosovarë janë në grevë që nga 25 gushti, derisa kërkesa e tyre është që deri në hyrjen në fuqi të Ligjit të ri të Pagave, atyre t’u paguhen nga 100 euro shtesë.

Më Shumë

Suhareka përfiton rreth 1 milion euro nga FKEE për efiçiencë të energjisë në tri shkolla

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka njoftuar se në tri shkolla të kësaj komune do të implementohen masat e efiçiencës në energji...

Kastrati raporton për projektet kryesore në takimin me qytetarët

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka mbajtur sot takimin e dytë publik për vitin 2024, ku prezantoi projektet e realizuara dhe ato...

Lajmet e Fundit