11.4 C
Prizren
E enjte, 12 Shkurt, 2026

Gripi sezonal/ Mbi 21 mijë vaksina u janë dhënë qytetarëve

Nga 31 tetori ka nisur procesi i vaksinimit kundër gripit sezonal në nivel vendi.

Deri më tani interesimi i qytetarëve për tu vaksinuar është i madh.

Nga Ministria e Shëndetësisë për FrontOnline, thonë se nga 31 tetori deri më tani janë vaksinuar 21,798 persona.

“Nga data 31 tetor 2022 deri me tani janë administruar 21,798 vaksina kundër gripit sezonal”, thuhet në përgjigjen e ministrisë për FrontOnline.

Tutje nga kjo Ministri thonë se nga të dhënat që kanë qytetarët janë të interesuar për tu vaksinuar.

“Duke u bazuar në dozat e administruara deri më tani shihet se ka interesim relativisht të mirë për tu vaksinuar kundër gripit sezonal”, bëjnë të ditur nga MSH-ja.

Ministria e Shëndetësisë po ashtu u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin vaksinat kundër gripit sezonal.

“Njerëzit duhet të marrin vaksinën e gripit herët për të krijuar imunitet përpara se virusi të përhapet gjerësisht në fund të vjeshtës dhe dimrit. Personat me rrezik të lartë për komplikime serioze të gripit përfshijnë të moshuarit, fëmijët e vegjël, gratë shtatzëna, njerëzit me kushte të caktuara shëndetësore ose sistem imunitar të komprometuar”, thonë nga ministria

Vaksinimi kundër gripit sezonal mbron nga gripi dhe preferohet sidomos për fëmijët mbi 6 muaj, të moshuarit, personelin shëndetësor, gratë shtatzëna dhe personat me sëmundje kronike./Front Online

Më Shumë

I ofroi 5 euro ryshfet policit në Vërmicë, arrestohet shtetasi i Maqedonisë së Veriut

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut është arrestuar të hënën mbrëma, më 9 shkurt 2026, rreth orës 20:55, në Pikën e Kalimit Kufitar në...

Pullian shkëlqen në fitoren jetike të Rahovecit 029

Rahoveci 029 shënoi fitore jetike ndaj Vëllaznimit në javën e 19-të të ProCredit Superligës, ku më i miri në parket ishte Kentrell Pullian. Ai ndaj...

Lajmet e Fundit