Gruaja ankohet se bashkëshorti në vend të dhuratës i dhuroi para kesh

Një grua u ankua në rrjetet sociale se bashkëshorti i saj, në vend të dhuratës për Krishtlindje, i dha para kesh, shkroi Mirror të dielën.

Gruaja që nuk iu bë i ditur identiteti, shkroi në platformën Mumsnet, se me bashkëshortin është në lidhje tash e 8 vjet, por u mërzit shumë kur i dha vetëm para.

“Ne jemi bashkë për 8 vjet dhe i kemi dy fëmijë të vegjël. Kam bërë blerjen e të gjitha dhuratave për ta. Ai po pretendon se nuk ka kohë, se nuk mund të blinte asgjë dhe jam shumë e shqetësuar. Ndihem e lënduar, por ai mendon se jam e paarsyeshme dhe duhet të jem mirënjohëse për paratë”, shkroi ajo.

Ajo i pyeti lexuesit nëse është kjo normale dhe se a do të lëndoheshin edhe ata me një veprim të tillë.

Më Shumë

Karnevalet Golden Eagle nisin në Suharekë

Sot nis edicioni i ri i Karnevaleve Golden Eagle në Suharekë, një nga ngjarjet më të mëdha festive që mbledh çdo vit mijëra vizitorë...

Emilja Rexhepi paralajmëron zgjedhje të reja

Ish-zv-kryeministrja dhe ish-nënkryetarja e Kuvendit, Emilja Rexhepi, ka paralajmëruar se Kosova mund të shkojë sërish në zgjedhje të jashtëzakonshme nëse nuk arrihet marrëveshje për...

Lajmet e Fundit