-7.2 C
Prizren
E enjte, 9 Shkurt, 2023

Sindikata e shqetësuar: Mbi 100 policë kanë dhënë dorëheqje për shkak të pagave të ulëta e kushteve të tjera

Që nga themelimi i Policisë së Kosovës e deri më tani mbi 1 200 pjesëtarë kanë dhënë dorëheqje vullnetare, përderisa këtë vit llogaritet se mbi 100 policë ta kenë lënë këtë institucion.

Këtë e ka konfirmuar për Ekonomia Online, Imer Zeqiri, kryetar i Sindikatës së Policisë së Kosovës.

Sipas tij, dorëheqjen kanë ardhur si shkak i pagave të ulëta edhe kushteve të tjera.

“Edhe kjo çështje është shqetësuese në Policinë e Kosovës sepse jo vetëm tani po në vazhdimësi kemi dorëheqje vullnetare dhe ta them kështu që nga themelimi i Policisë së Kosovës i kemi diku mbi 1 200 dorëheqje vullnetare”.

“Vetëm këtë vit kemi mbi 100 zyrtarë policorë që kanë dhënë dorëheqje vullnetare nga Policia e Kosovës dhe kryesisht këto dorëheqje janë për shkak të pagave të ulëta edhe kushteve të tjera”, shpjegoi kryetari i SPK.

Sindikata e Policisë së Kosovës po e sheh shumë shqetësuese faktin që zyrtarët policorë përkundër punës së tyre, pas moshës 65 vjeçare do të marrin pension të pleqërisë.

Zeqiri tha se prioritet e kanë pensionimin e parakohshëm të policëve qysh në moshën 55 vjeçare. Ai gjithashtu tha se pagat që marrin ky institucion janë shumë të ulëta krahasuar me institucionet e tjera.

“Prandaj jemi pa pension aktualisht dhe ligji për pensionimin e zyrtarëve policorë në moshën 55 vjeçare është njëra ndër prioritetet përkundër edhe shumë prioriteteve tjera. Jo, mos të themi vetëm për zyrtarë policorë, por definitivisht ndoshta jemi më keq se të gjitha institucionet tjera”.

Kur Zeqiri foli për pajisje logjistike ai tha se përkundër që kanë pranuar tenderë për këtë furnizim me uniforma dhe veshmbathje për policë, prapë ka mungesa të dukshme.

“Aktualisht është bërë një furnizim edhe me këpucë edhe me çizme mirëpo nëse flasim për numrin e përgjithshëm të policisë apo në krejt territorin e policisë, ende kemi mungesa edhe të çizmeve, edhe të këpucëve edhe të uniformave, edhe kjo është si pasojë e moskalimit të disa tenderëve”, shtoi tutje Zeqiri për Ekonomia Online.

Më Shumë

Blero ia fsheh fytyrën të dashurës së re

Këngëtari i njohur, Blero, ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes për jetën e tij private. Artisti nga Mitrovica vitin e kaluar i dha fund...

Prizren: Arrestohet një person që ka ushtruar dhunë ndaj të miturës më të cilën bashkëjeton dhe kanë fëmijë

Është arrestuar nga Policia e Kosovës një person në Prizren i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës së mitur kosovare. Sipas policisë...

Biseda me djalin

Lajmet e Fundit