Gruaja e denoncon burrin për dhunë në Prizren

Bazuar në dëshminë e saj të dhënë para hetuesve policorë, i dyshuari i ka bërë presion dhe ka ushtruar  dhunë psikike në vazhdimësi, për shkak të mosmarrëveshjeve që kanë me njëri-tjetrin.

Përballë kësaj situate, viktima ka vendosur të kërkojë ndihmën e policisë dhe si rezultat i denoncimit, njësitet policore janë aktvizuar për ta kapur, por i dyshuari është dorëzuar vet në stacion policor.

 

I njëjti është intervistuar në lidhje me veprën për të cilën dyshohet dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti ndaj tij për veprën penale “Dhunë në familje” dhe ndaj viktimës është lëshuar urdhër për mbrojetjen e përkohshme emergjente.

Ndryshe, një urdhër i tillë lëshohet nga Policia kur ka të bëjë me raste që ndodhin jashtë orarit të punës së gjykatave.

Më Shumë

Përmbyllet manifestimi “Java Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë” në Prizren

Me një ceremoni solemne të mbajtur në Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren, është përmbyllur edicioni i sivjetmë i manifestimit tradicional “Java Remzi...

Akreditohen dy programe të Fakultetit të Filologjisë në UPZ

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka shënuar një tjetër arritje në procesin e sigurimit të cilësisë, pasi Këshilli Shtetëror i Cilësisë ka akredituar dy...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit