7.9 C
Prizren
E diel, 2 Shkurt, 2025

Gruaja e komandantit vozitet me veturë të Policisë në Rahovec

Bashkëshortja e Osman Ismajlit, komandant i stacionit të Policisë në Rahovec, sipas disa videoxhirimeve, udhëton shpesh me veturë zyrtare të Policisë.

Pamjet e realizuara nga një qytetar tregojnë se në së paku tetë raste Lirije Osmani ka udhëtuar më veturën zyrtare të Policisë.

Osman Ismajli, komandant i stacionit në Rahovec, përmes telefonit, fillimisht ka thënë se gruaja e tij udhëton me autobus.

“Jo, gruaja udhëton me autobus”, tha Ismajli për Kallxo.com.

Mirëpo, kur është pyetur në lidhje me videot në të cilat shihet Lirije Ismajli, gruaja e tij duke udhëtuar me veturë zyrtare, Ismajli nuk e mohon faktin se kjo ka ndodhur me të vërtetë.

“Ka ndodhë më herët, por kjo nuk ndodhë më. Ka ndodhur për ndonjë rast të veçantë, përndryshe jo” tha Ismajli.

Komandanti Ismajli tha se nuk është e ndaluar që familjarët të udhëtojnë me veturë të Policisë, por nuk është as e lejuar të përdoren veturat zyrtare për bartjen e familjarëve.

“Nuk është e ndaluar, por nuk është e lejuar shkruan, jo vetëm familjarët, por askënd përveç atyre të cilët janë të arrestuar ose të shoqëruar”, tha Ismajli.

Kallxo ka kontaktuar Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjakovë dhe ka kërkuar nga ta nëse zyrtarëve të Policisë u lejohet shfrytëzimi i veturave zyrtare për t`i bartur familjarët e tyre, zëdhënësja Lirije Podrimja nuk ka dhënë përgjigje.

Ajo ka rekomanduar që ta kontaktojmë Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, pasi që sipas saj një çështje e tillë është përgjegjësi e Drejtorisë së Përgjithshme.

Kallxo ka kontaktuar me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës për të marrë përgjigje nëse zyrtarët policorë e kanë të ndaluar bartjen e familjarëve me veturë zyrtare, por Policia nuk ka dhënë detaje nëse kjo është e ndaluar.

“Shfrytëzimi i automjeteve të PK-së është i rregulluar përmes rregulloreve të brendshme të PK-së, ku përcaktohen edhe kufizimet e përdorimit të tyre”, thuhet në përgjigjen e Drejtorisë së Përgjithshme.

Në përgjigjet e Zyrës për Media të Policisë së Kosovës, nuk kanë treguar nëse lejohet bartja e familjarëve me vetura zyrtare.

Poashtu në përgjigjet e tyre Policia e Kosovës nuk ka sqaruar se çfarë lejon e çfarë nuk e lejon rregullorja për shfrytëzimin e veturave të policisë nga ana e pjesëtarëve të saj policorë.

G

Më Shumë

Mallkim nëne

Fatmir MEHMETI (1998) Dridhuni, lugetër të dreqit, çirruni, ju, o qafëthyer, gojëzdralë e të përlyer, do t`ju nëmë toka në mbetshi! Mos thyej dyer, o kusar, derr i nkequr, hije e përdrequr, bimesë...

97-shi i LDK-së, Xhavit Ukaj: Prizreni tregoi se është gati për një të ardhme më të mirë

Kandidati i LDK-së për deputet, Xhavit Ukaj, ka shprehur kënaqësinë e tij për pjesëmarrjen masive të qytetarëve në tubimin e mbrëmshëm në Prizren. "Prizreni sonte...

Lajmet e Fundit