Gruaja nga Prizreni e bën për spital familjarin

Një burrë nga Prizreni ka lajmëruar Policinë, pasi është sulmuar fizikisht nga një grua.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Prizren, ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

“Viktima mashkull kosovar ka njoftuar në polici se ishte sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër kosovare”, bën të ditur njoftimi.

Ndërkohë është bërë e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“Viktima ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, ka njoftuar Policia.

Policia ka bërë të ditur se e dyshuara dhe viktima kanë relacione familjare. Rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”/Express/

Më Shumë

Mbi 1700 gjoba ndaj shoferëve që nuk respktuan rregullat në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e trafikut për 24 orët e fundit, sipas të cilave nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet. Gjatë...

Një grua nga Bubaveci dërgohet pa shenja jete në QKMF të Malishevës

Një grua nga fshati Bubavec i Malishevës është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Malishevë, ku mjeku kujdestar...

Lajmet e Fundit