8.4 C
Prizren
E diel, 26 Janar, 2025

Gruaja që tentoi t’i jap fund jetës në Prizren arrestohet për dhunë ndaj djalit të saj 12-vjeçar

Një grua shtatzënë ka tentuar t’i jap fund jetës së saj, duke konsumuar një sasi të madhe medikamentesh. Motiv dyshohet të ketë qenë zënka me djalin, të cilin ajo po dyshohet se e ka sulmuar fizikisht.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se 31-vjeçarja ka marrë trajtim mjekësor në spital për shkak të gjendjes shëndetësore dhe më pas është shoqëruar në stacion policor. Ajo po dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj djalit të saj të mitur (12-vjeçar), për çka bashkëshorti i saj ka dëshmuar para zyrtarëve policorë.

Sipas informacioneve që ka Sinjali, akoma s’dihen rrethanat e tjera të rastit dhe kur ka ndodhur vepra për të cilën ajo është arrestuar.

Rasti për Sinjalin e kanë konfirmuar edhe nga Policia në Prizren dhe kanë bërë të ditur se gruaja është ndaluar nën dyshimin për veprën penale “Dhunë në familje”

Më Shumë

Giovanni shënon, Ballkani mposht Vëllaznimin 1-0

Ballkani i Suharekës ka realizuar një fitore 1-0 në ndeshjen miqësore kundër Vëllaznimit të Gjakovës, në kuadër të përgatitjeve për sezonin pranveror. Goli i...

Përurohet rruga “Shuaip Spahiu” në Prizren

Është përuruar sot rruga “Shuaip Spahiu” në Prizren. Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, tha se kjo rrugë ia ka shtuar bukurinë qendrës së qytetit...

Lajmet e Fundit