14.9 C
Prizren
E premte, 8 Maj, 2026

Plas sherri në Prevallë: Pronari i një tezge kapet me një shofer

Parkimi i një vetureje në një rrugë të fshatit Prevallë të Prizrenit ka shkaktuar përleshje mes disa personave pasditen e së dielës, për çka u desh intervenimi i Policisë. Gjithçka dyshohet se ndodhi pas një mosmarrëveshje mes disa shitësve ambulantë dhe një shoferi. Sinjali mëson se incidenti për pak sa nuk eskaloi, po të mos ishte ndërhyrja e një polici.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se në rast janë përfshirë disa anëtarë të një familje, të cilët punojnë si shitës ambulantë në zonën turistike në Prevallë, të cilët u kapën më shoferin që e parkoi veturën e tij para tezgës së tyre.

Sipas informacioneve të para, konflikti nisi pasi të dyshuarit u mllefosën me shoferin që e parkoi veturën të cilit iu vërsulën dhe nisi përleshja. Për fat të mirë, në vendin e ngjarjes, rastësisht qëlloi një zyrtar policor, i cili intervenoi për t’i ndaluar të dyshuarit.

Por urdhrat e tij hasën në vesh të shurdhër, çka e detyroi atë që ta ekspozonte armën zyrtare, në mënyrë që t’i vë nën kontroll të dy palët dhe t’i njoftojë kolegët e tij për rastin. Pasi situata u shtensionua, në vendin e ngjarjes dolën njësitë policore, që shoqëruan të dyshuarit dhe viktimën në stacion policor.

Të njëjtit kanë dhënë deklaratat e tyre para hetuesve dhe pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit ndaj tyre është iniciuar rasti për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Më Shumë

Ndërron jetë ‘Bilbili i Çamërisë’, Shaban Zeneli

Ka ndërruar jetë në moshën 67-vjeçare artisti i njohur fierak Shaban Zeneli, i njohur gjerësisht si “Bilbili i Çamërisë”, pas një beteje me një...

Trajnim në Rahovec për rritjen e gatishmërisë në emergjenca

Në Komunën e Rahovecit është zhvilluar një trajnim në tavolinë (TTX), me fokus rritjen e kapaciteteve institucionale për menaxhimin e situatave emergjente dhe forcimin...

Bashkimi në finale

Lajmet e Fundit