6.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Gruan e kam të ndershme, por vetë jam budallë!

Gruan e kam të ndershme, por nuk ka aspak bukuri. Ka vite që nuk e kam prek me dorë, sepse nuk po më tërheqë…

Jam 40–vjeçar, i martuar. Më martuan familja. Pranova të jetoj me gruan që ma sollën në shtëpi. Dhe, me të i lindëm dy fëmijët që i kemi.

Gruan e kam të ndershme, punëtore, por nuk është e bukur. S’ka bukuri.

KA VITE QË NUK FLE ME GRUAN!

Andaj, ka vite që nuk fle me gruan,nuk kemi intimitet. Neveritem kur më ofrohet. Gjej ndonjë justifikim dhe kaloj të fle në dhomën e fëmijëve.

Kam kërkuar nga ajo të ndahemi, por ia nisë të qajë dhe çdo fjalë tonën e kalon te fëmijët, ndaj të cilëve më duhet të aktroj sikur e dua shumë nënën e tyre…

Sidoqoftë, para një viti u njoha me një vajzë nga Shqipëria, konkretisht nga Shëngjini, ku edhe kam shkuar shumë herë. Është shumë e bukur, e dashur. Krejt ndryshe nga gruaja ime.

Dhe, që nga njohja me të ndihesha sikur jetoja prapë, e jo si deri atëherë…
U bëra plotësisht njeri tjetër…

DUA TË DIVORCOHEM NGA GRUAJA, POR KAM FRIKË…

Tani dua të divorcohem dhe ta marrë grua vajzën që e dashuroj, por kam frikë. Kam frikë se si do të ndjehen fëmijët dhe familjarët, sepse e duan shumë gruan time, ani pse për mua nuk zgjon kureshtje. Pra, të gjithë e duan, e vetëm unë jo!

Por, edhe nga dashnorja nuk mund të ndahem, sepse jam dashuruar marrëzisht. Është femra më e mirë që kam takuar dhe e dua jashtëzakonisht shumë. Kemi dashuri të sinqertë, m’i lexon edhe mendimet, edhe lëvizjen e buzëve…

Andaj, dua të marrë një vendim dhe të vendosi njëherë e përgjithmonë për
të ardhmen time, sepse kështu jeta nuk po shkuaka dhe qenka jashtëzakonisht vështirë të jetosh me dikë që nuk e dashuron…

A ka kush t’më këshilloj se si të veproj, sepse edhe po të kesh miliona nuk po
vlejtkan kur nuk ke rehati shpirtërore?/Kosovarja

Më Shumë

Juventusi nis punën për transferimin e Zhegrovës

Juventusi në verë mund të nënshkruaj me yllin e Kosovës, Edon Zhegrova. “Zonja e Vjetër” rikthehet në Ligën e Kampionëve, prandaj do të investojë në...

Osmani: Pesë policë të Kosovës po mbahen peng nga Serbia

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se pesë policë të Kosovës “po mbahen peng” nga Serbia, shtet të cilin e cilësoi si “shovinist”. Në ceremoninë...

Lajmet e Fundit