4.3 C
Prizren
E diel, 15 Mars, 2026

Grumbullime të mëdha të njerëzve në Prizren

Aktivistja e shoqërisë civile në Prizren, Tringa Kasemi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka kritikuar institucionet për mosmbikqyrje në respektim të masave të rekomanduara nga autoritetet shëndetësore në vend kundër përhapjes së Covid-19 në Prizrenit.

Ajo me këtë rast ka shprehur shqetësimin e saj me grumbullimin e shumë personave në Shatërvan edhe pas orarit të caktuar për respektim të masave deri në ora 20:00, në ambientët ku janë vendosur shtandët në kuadër të aktivitetit “Dimri kulturor” organizuar nga Drejtoria e Turizmit në Prizren, njofton tvPrizreni.

Ajo ka vendosur dy fotografi me mbishkrimin “20 metra ma tutje dënimi për maskë 35 euro!”
Prizren ?

Më Shumë

Policia po heton zhdukjen e një personi në Rahovec

Një burrë është raportuar i zhdukur që dy ditë në qytetin e Rahovecit. Sipas raportit 24-orësh, ai është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer...

Çmimet e derivateve në Kosovë,dizeli deri 1.60 euro, benzina deri 1.39 euro

Çmimet e derivateve në Kosovë kanë shënuar rritje të ndjeshme ditëve të fundit. Përfaqësuesit e naftëtarëve të Kosovës thonë se situata e tensionuar në...

Lajmet e Fundit