Familja Morina nga Hasi dhuron mbi tre mijë bukë nga furra e saj për të prekurit nga tërmeti në Kroaci

Një familje shqiptare nga Hasi i Prizrenit që jeton në qytetin e Petrinjës së Kroacisë që u godit nga tërmeti ka vërë në dispozicion të gjitha produktet e biznesit të saj.

Është familja Morina që ka dhuruar mbi tre mijë bukë për të prekurit nga tërmeti.

Anita Morina, nga kjo familje ka thënë për Klan Kosova se sapo furra të hyjë në funksion përsëri do të vazhdojnë të dhurojnë bukë.

“Pasi që u stabilizuam në një mënyrë dhe e pamë që jemi në numër e pamë familjet jashtë, fëmijët teksa qanin nuk pati mënyrë tjetër të ndihmojmë përveç asaj që bëjmë tërë jetën. I kemi vendosur krejt çka kemi prodhuar dhe kemi shpërndarë nëpër qytet që njerëzit të mos mbesin të uritur”, ka thënë ajo.

“Tash për tash nuk ka rrymë dhe ujë dhe rryma nuk punon”.

“Gjatë ditës së sotme kemi dhuruar mbi tre mijë bukë dhe produkte të tjera të furrës dhe pije”.

 

 

 

Më Shumë

Gjendet pa shenja jete një person në Krushë të Madhe të Rahovecit

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit. Sipas burimeve të Sinjalit, rasti është raportuar...

Komuna e Suharekës pajis “Eko Therandën” me mjete të reja për përmirësimin e shërbimeve publike

Në Komunën e Suharekës janë pranuar pajisje të reja të dedikuara për Ndërmarrjen Publike Lokale “Eko Theranda”, me qëllim të fuqizimit të kapaciteteve operacionale...

Lajmet e Fundit